Начало Без категория Bota reagon pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit 2026

Bota reagon pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit 2026

0
iustitia bg investigations news logo featured
iustitia bg investigations news logo featured

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pajtuar të mërkurën për një armëpushim dyjavor, nën ndërmjetësimin e Pakistanit.

    *******************************************************************************

    Ние от САЙТ БГ можем да създадем за вас едноезичен или многоезиченфирмен сайтонлайн магазинличен блог на инфлуенсър, сайт на хотел, сайт за услугиновинарски сайт, сайтове-галериивидео-сайтове, агенция за недвижими имоти, сайт за събития или букинг, или сайт за обяви. Както и да го издигнем с БОГАТИ РЕЗУЛТАТИ в SERP на първа страница в Google, американската Bing и руската Yandex.

    Свържете се с нас чрез формата долу | Contact us filling the form below :


    What are you interested in? | От какво се интересувате?



    Разгледайте и нашите сайтове : България Новините, Разследваща журналистика, Магазин ЮСТИЦИЯ, Недвижими имоти, Петър Низамов, Фитнес, Храна за дома, Дървени въглища, Изработка на сайтове, Дърва за огрев на едро

    *******************************************************************************

    Gjatë kësaj kohe, palët pritet të zhvillojnë bisedime për një marrëveshje për paqe të përhershme.

    Më poshtë mund t’i lexoni reagimet nga anë e mbanë botës për armëpushimin e përkohshëm:

    Bashkimi Europian

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti armëpushimin dyjavor midis Shtetet e Bashkuara dhe Iran, duke thënë se ai do t’i ulë tensionet.

    “E mirëpres armëpushimin dyjavor për të cilin SHBA-ja dhe Irani u pajtuan mbrëmë. Ai sjell uljen e tensioneve, që është shumë e nevojshme” tha ajo, duke shtuar se është thelbësore që negociatat të vazhdojnë për një zgjidhje të qëndrueshme.

    Gjermania

    Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, gjithashtu e përshëndeti armëpushimin në luftën në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për një përfundim përfundimtar të konfliktit.

    Qëllimi tani është “të negociohet një fund i qëndrueshëm i luftës në ditët në vijim”, tha ai në një deklaratë.

    “Kjo mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë”.

    Lufta në Iran shtyn BE-në drejt kursimit të energjisë

    Ai shtoi se Gjermania do të kontribuojë “për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.

    Franca

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, e përshëndeti armëpushimin, duke e quajtur marrëveshjen “gjë shumë e mirë”.

    “Presim që në ditët dhe javët në vijim ajo të respektohet plotësisht në të gjithë rajonin dhe të lejojë zhvillimin e negociatave”, tha Macron në fillim të një takimi të zyrtarëve të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë.

    “Dëshira jonë është të sigurohemi që armëpushimi të përfshijë plotësisht edhe Libanin”, shtoi ai.

    Mbretëria e Bashkuar

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka udhëtuar drejt Gjirit për të zhvilluar bisedime me liderët rajonalë, në përpjekje për t’u siguruar që Ngushtica e Hormuzit të hapet përgjithmonë pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, njoftoi zyra e tij.

    “E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur gjatë natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, tha Starmer në një deklaratë.

    Starmer niset drejt Gjirit për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit

    “Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, për ta kthyer atë në një marrëveshje afatgjatë dhe për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit”, shtoi ai.

    Spanja

    Spanja thotë se njerëzimi iu afrua katastrofës me ultimatumit të Trump ndaj Iranit. Bota iu afrua “rrezikshëm shumë” një katastrofe pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi të shkatërronte qytetërimin iranian në ultimatumit e tij ndaj Teheranit, tha ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, pas shpalljes së armëpushimit.

    Ai i tha radios RNE se ultimatum i Trump ishte “absolutisht i papranueshëm për njerëzimin” dhe se është shumë herët për të përcaktuar nëse konflikti ka përfunduar përfundimisht.

    “Kur lideri i një superfuqie ushtarake bën kërcënime të tilla, unë i marr seriozisht”, shtoi ai.

    Kina

    Kina tha se e mirëpret armëpushimin midis SHBA-së dhe Iranit.

    “Kina mirëpret që palët përkatëse njoftuan arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, duke shtuar se Kina do të vazhdojë të punojë për rikthimin e paqes në Lindjen e Mesme.

    Egjipti

    Egjipti, i cili javët e fundit ka ndihmuar në ndërmjetësimin e mesazheve midis SHBA-së dhe Iranit, e mirëpriti njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim dyjavor.

    Në një telefonatë gjatë natës me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, “shprehu vlerësimin e tij të thellë për këtë hap të rëndësishëm amerikan për t’i dhënë një shans diplomacisë dhe për të nisur një proces serioz negociatash amerikano-iraniane”.

    Ministria e Jashtme tha se armëpushimi është një “mundësi thelbësore që duhet shfrytëzuar për të hapur rrugën për negociata” dhe theksoi se Egjipti është i përkushtuar të “vazhdojë përpjekjet e palodhura” së bashku me Pakistanin dhe Turqinë.

    Emiratet e Bashkuara Arabe

    Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendi i tij ka dalë fitues nga lufta SHBA-Iran pas shpalljes së një armëpushimi dyjavor.

    “Emiratet e Bashkuara Arabe dolën fituese nga një luftë që sinqerisht kërkuam ta shmangnim”, tha këshilltari presidencial Anëar Gargash në një postim në X.

    “Sot jemi të përgatitur të lundrojmë në një peizazh të koklavitur rajonal me më shumë burime, një kuptim më të thellë dhe një kapacitet më të fortë për të ndikuar dhe formësuar të ardhmen”, shtoi ai.

    Turqia

    Turqia bëri thirrje që të gjitha palët ta respektojnë armëpushimin e arritur midis SHBA-së dhe Iranit.

    “Ne këmbëngulim që armëpushimi i përkohshëm të zbatohet plotësisht në terren dhe shpresojmë që të gjitha palët t’i përmbahen marrëveshjes”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë. (Marrë nga REL)

    Bota reagon pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-08 09:50:08

    Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

    Истории – Web Stories

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    • Rating