Presidenti Amerikan Donald Trump kërkon që Aleatët Perëndimor të NATO-s të veprojnë brenda këtyre ditëve për të dërguar anije luftarake të cilat duhet të ndihmojnë në rihapjen e ngushticës së Hormuzit, duke e vendosur Europën në një tjetër përballje me Washingtonin.
Lajmi është raportuar nga mediat kryesore ndërkombëtare përfshirë Axios dhe The Telegraph ndërsa kreu I Shtëpisë së Bardhë bëri sërish një postim në Truth Social duke shprehur zhgënjimin e tij me Aleancën Veri Atlantike duke shkruar se e gjitha Bota pa që NATO I ktheu Shpinën Shteteve të Bashkuara në Luftën kundër Iranit. Trump shkroi se askush si kupton dot Shtetet e Bashkuara, nëse Washingtoni nuk ushtron presion mbi ta përfshirë edhe vetë NATO-n.
Kërkesa e përsëritur e Shteteve të Bashkuara erdhi pasi Donald Trump mbajti mbrëmjen e të mërkurës një takim me dyer të mbyllura me Mark Rutte, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Mediat ndërkombëtare të cilat citojnë një burim diplomatik pranë Aleancës Veri Atlantike thonë se Mark Rutte ka informuar kryeqytetet perëndimore për këtë kërkesë të Trump.
Donald Trump i cili ka quajtur NATO-n një tigër prej letre disa herë përgjatë javëve të fundit ka kërkuar një sërë herësh që vendet perëndimore të angazhohen në operacione ushtarake për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Vende të ndryshme perëndimore përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë kanë refuzuar kategorikisht një ndërhyrje ushtarake me arsyetimin se dicka e tillë do të sillte përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ngushtica e Hormuzit u mbyll sërish të mërkurën nga ana e Iranit vetëm disa ore pas arritjes se një marrëveshje armëpushimi mes Washingtonit dhe Teheranit. Irani argumenton se ky armëpushim duhet që të ndal edhe sulmet Izraelite mbi Liban ndonëse diçka e tille nuk ishte pjesë e marrëveshjes. Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më të rëndësishme për tregtinë globale pasi në këtë ngushticë kalon një e 5-ta e furnizimeve botërore me karburant.
Trump, testi i fundit për NATO/ Mediat: Presidenti i SHBA kërkon të dërgojë luftanije për të hapur Hormuzin 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-09 16:36:02
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


