LIBRAZHD- Në qytetin e Librazhdit, aty ku zanatet tradicionale po shuhen një nga një, një derë e vogël vazhdon të hapet çdo ditë.
Shefqet Kurti, 72 vjeç, është këpucari i fundit i qytetit. Edhe pse në moshë pensioni, ai nuk është ndarë kurrë nga zanati që e ka nisur që në vitin 1969, kur ishte vetëm 14 vjeç.
“Këpucar jam që në 1969. Sot jam 73 vjeç dhe vazhdoj punën akoma, se pa punë s’rri dot.”, thekson ai.
Shefqeti ka kryer kursin 9-mujor për këpucar pranë ndërmarrjes ish-komunale të kohës. Për muaj me radhë përshkonte çdo ditë rreth një orë rrugë në këmbë për të ndjekur kursin, i shtyrë vetëm nga dëshira për zanatin.
“Zanati më ka rritur. Që 14 vjeç më lindi dëshira. Nga Spathari në Librazhd e bëja rrugën çdo ditë në këmbë për kursin.”, theksoi mjeshtri.
Gjatë shërbimit ushtarak, profesionin e këpucarit e ushtroi në repartet ushtarake në Tropojë, Rrajcë e Steblevë, e më pas edhe në Librazhd e Përrenjas, duke riparuar këpucët e ushtarëve në postat kufitare.
“Në ushtri kam punuar gjithmonë si këpucar. Gjithë jetën time vetëm këtë zanat kam bërë.”, shprehet këpucari.
Me duart e tij të arta ka riparuar mijëra palë këpucë, duke u zgjatur jetën sendeve që për shumëkënd kanë edhe vlerë sentimentale.
“Një palë këpucë për t’u rregulluar do patjetër një orë punë. Ka sekretet e veta zanati.”, tha ai.
Por koha ka ndryshuar. Porositë janë rralluar, materialet janë të vështira për t’u gjetur dhe këpucët e gatshme kanë zëvendësuar punën artizanale.
“Sot s’do njeri të bëjë kurs për këpucar. Në Librazhd vetëm unë kam ngel. Këpucë të reja kemi bërë dikur, deri nga viti 2020, por tani nuk ka kush i blen.”, u shpreh Kurti.
Megjithatë, klientët e Shefqetit janë të përhershëm. Ata e njohin prej vitesh për korrektësinë, çmimet e lira dhe komunikimin e sinqertë.
“Këtë këpucar e njoh prej më shumë se 30 vitesh, që kur punonte në ushtri. Është specialisti më i mirë që ka zona e Librazhdit.”, shtoi këpucari.
Shefqeti ka rritur katër fëmijë me këtë zanat. Dy djemve u ka mësuar profesionin, por edhe ata, si shumë të rinj, kanë emigruar drejt Gjermanisë.
“Kam dy vajza dhe dy djem. Dy djemve ua dhashë zanatin, por prapë ikën në Gjermani.”, pohoi mjeshtri.
Edhe pse ka kaluar një operacion në zemër, ai vazhdon të punojë çdo ditë, duke u ndalur vetëm kur shëndeti nuk ia lejon.
“Jam bërë operacion në zemër dhe prapë punoj. Nuk ndalem.”, tha ai.
Një histori si e Shefqet na tregon se disa profesione nuk mbahen gjallë nga fitimi, por nga pasioni./abcnews.al
I fundit këpucar i Librazhdit/ Rrëfimi i Shefqet Kurtit, 72 vjeç dhe ende në punë si ditën e parë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-21 19:18:27
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.



