

Ferma e vipave ka rrëmbyer vëmendjen maksimale gjatë kësaj jave, ndërsa 18 fermerët kanë dhënë një shembull bashkëjetese dhe harmonie me njëri-tjetrin.
Energjia pozitive nuk mungon që në nisje të ditës, moment ky që përkon më së shumti edhe me fillimin e punëve të fermës.
Hyrja e dy fermerëve të rinj, Anada Nikollari dhe Ilir Shaqiri, ka sjellë një valë të re dinamike. Edhe pse ata kanë nisur të njihen me ambientin dhe përgjegjësit, prania e tyre ka mjaftuar për të “trazuar ujërat” dhe për të vënë në lëvizje gjithë grupin.
Ndërkohë, nuk kanë munguar as shkëndijat e para të flirtit, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin mes banorëve dhe publikut. Madje, disa dyshime kanë nisur të qarkullojnë.
Sfidat e vendosura nga Agai kanë qenë një tjetër element që ka mbajtur të angazhuar çdo fermer, duke testuar aftësitë dhe durimin e tyre në situata të ndryshme.
Në qendër të vëmendjes është edhe televotimi: Akili, Indri, Rafaela dhe Gresa garojnë për të qenë më të preferuarit e publikut. Njëri prej tyre do të shpëtojë, ndërsa tre të tjerët do të përballen me një televotim të dytë për eliminim. Fati i tyre tashmë është në dorën e publikut.
Në fermë kanë gjetur vend edhe debate të tjera, disa të qartësuara tashmë e të tjera ende jo.
Pas eliminimit të parë, ekuilibrat në fermë janë lëkundur, duke krijuar dinamika të reja që pritet të shpërthejnë në spektaklin që nis sot në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus si dhe 24 orë në dy kanale të dedikuara, Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2./vizionplus.tv
Debate dhe sfida në “Ferma VIP”, katër banorë në televotim, një prej tyre do shpallet i preferuari i publikut 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-06 11:22:55
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

