
Një sasi prej shtatë kilogramësh kokainë e pastër është sekuestruar nga policia në Treviso, gjatë një kontrolli rutinë në zonën e San Trovaso, në komunën e Preganziol. Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar 44-vjeçar, i cili rezultonte i parregullt në territor dhe pa vendbanim të përhershëm, i akuzuar për posedim droge me qëllim shpërndarjeje.
Sipas autoriteteve, arrestimi nuk erdhi pas një hetimi të gjatë, por falë dyshimeve të ngritura nga sjellja nervoze e drejtuesit të automjetit gjatë ndalimit. Përgjigjet kontradiktore i shtynë efektivët të kontrollonin më thellë makinën, ku zbuluan një çantë të errët të vendosur mes sediljeve. Brenda saj ndodheshin 14 pako nga gjysmë kilogrami secila, të mbushura me kokainë të cilësisë së lartë.
Testet e kryera në komisariat konfirmuan menjëherë se bëhej fjalë për lëndë narkotike, e destinuar për tregun lokal, veçanërisht për fundjavën. Sipas hetuesve, pas përpunimit dhe shitjes me pakicë, kjo sasi do të gjeneronte qindra mijëra euro fitime.
Policia sekuestroi gjithashtu telefonin celular të të arrestuarit, i cili pritet të ndihmojë në identifikimin e rrjetit të furnizimit dhe shpërndarjes. Ky operacion konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha të viteve të fundit në zonë, duke tejkaluar edhe operacionin e mëparshëm “Focus 23”.
/vizionplus.tv
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg kokainë në makinë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-05 15:35:52
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


