Protesta e gjashtë e thirrur nga opozita po vijon me të njëjtin skenarë, fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të institucioneve.
Analisti Roland Bejko tha për Neës Room se opozita është në krizë të thellë funksionaliteti dhe lidershipi, duke akuzuar Berishën për mungesë idesh dhe refuzim për ndryshim. Sipas tij, kjo situatë po dëmton demokracinë dhe po favorizon Ramën për të siguruar mandate të tjera qeverisëse. Bejko i cilësoi kundërshtarët e mëparshëm parimor të Berishës si mbështetësit e tij më të mëdhenj tani, pasi ndajnë pushtet.
“Ato që bën Berisha janë në mospërputhje dramatike, janë të hatashme dhe s’kanë asnjë lloj qasjeje. Berisha nuk ndryshon dhe nuk prodhon dot as vetveten, nuk prodhon ide. Bashkëpunëtorët që u larguan i riktheu; ata menduan se Berisha ndryshoi, jo vetëm që nuk ndryshoi Berisha, por ata u bënë si Berisha.
Kundërshtarët e tij parimor janë kthyer në mbështetësit e tij më të mëdhenj, sepse ndau pushtet me ta. Kur qytetarët shohin që ai refuzon të ndryshojë, nuk i ndjekin më protestat. Nuk presin asgjë të re nga Berisha; nëse ai do ndryshonte dhe do bënte ato që premtoi në “foltore”, që kryetari që humb zgjedhjet largohet, e fuste partinë në votëbesim.
Në rast se do bënte një parti demokratike të hapur, mund të kishte pjesën më të madhe të së djathtës. Aty nuk bëhet asnjë lloj përpjekjeje. Berisha është jashtëzakonisht i vjetër në bërjen e politikës dhe në “xhirot e ajrimit” që u bën demokratëve.
Kjo opozitë nuk frymëzon, është fati i madh i Ramës. Shumë prej tyre janë të thirrur në SPAK, në hetim, dhe në këto kushte të marrësh mandatin e katërt e të synosh të pestin, ky është një krim që i është bërë demokracisë dhe përgjegjës për këtë është Berisha.” / abcnews.al /
“Gjendja e opozitës, fati më i madh i Ramës”, Bejko: Qytetarët nuk i ndjekin protestat, nuk presin asgjë të re nga Berisha 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-22 18:34:51
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


