Gazetari Roland Qafoku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe raportet e opozitës me ndërkombëtarët duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.
Qafoku theksoi rëndësinë e mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë për opozitën, duke nënvizuar se pa këtë mbështetje, Partia Demokratike nuk ka rrugëdalje politike.
“Pa mbështetjen e SHBA-ve dhe të BE-së ju (PD), jo në pushtet, por nuk keni asnjë rrugëdalje. Në momentin që pamë që diçka po lëvizte, erdhën deputetë gjermanë, erdhi ministri i Jashtëm, dhe në momentin që pamë diçka po lëvizte, edhe vetë z. Sali Berisha, që është non grata nga SHBA dhe Britania, erdhi e takoi një personalitet të Gjermanisë,” u shpreh ai.
Sipas Qafokut, deklaratat e mëvonshme të Berishës ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian ishin të gabuara në planin diplomatik dhe strategjik.
“Bëri një deklaratë Berisha dhe e shpall armik Gonzaton, kreun e delegacionit të BE! Nuk vë në diskutim pretendimet që ju mund të keni, por në aspektin diplomatik, edhe strategjik të PD-së, i ngritët topin PS-së aq bukur, saqë Edi Rama thjesht duhet ta gjuante në fushën tuaj,” deklaroi Qafoku.
Ai nënvizoi se veprime të tilla i japin avantazh mazhorancës dhe dobësojnë pozitën e opozitës në raport me ndërkombëtarët.
“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-23 20:50:11
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


