Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një tjetër përpjekje në betejën për lirim nga qelitë e paraburgimit, duke ofruar edhe mundësinë e një garancie pasurore.
Përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj ka depozituar një kërkesë penale në Gjykatën e Posaçme, ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të butë.
Në këtë gjykatë, Beqaj kërkon caktimin e një mase tjetër, përfshi edhe garancinë pasurore, duke shprehur gatishmëri për shifrën 2 milionë lekë në këmbim të lirisë. Duke iu referuar praktikave të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Beqaj pretendon se për shkak të kohës së gjatë të kaluar nga caktimi i masës, janë zbutur edhe nevojat e masës dhe se “arresti në burg” nuk është më proporcional.
Më herët, kërkesat e Beqajt për liri janë refuzuar nga gjykatat, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese në janar 2026. Ish-ministri qëndron i izoluar në paraburgimin e Durrësit prej korrikut 2024, pas dyshimeve të ngritura ndaj tij për shkelje të ligjit gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të njohur si SASPAC.
Ky proces, në të cilin Beqaj është i pandehuri për 6 vepra penale, përfshi “korrupsionin” dhe “mashtrimin me pasoja të rënda”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak.
Në seancën e së premtes, duke mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave, Beqaj kërkoi pushim të çështjes, kthim për plotësim të hetimit në SPAK dhe në rast se dosja kalon në gjyq, kërkoi gjykim me kohë të shkurtuar.
Paralelisht, Beqaj po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal” në dosjen “Sterilizimi”.
Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-29 17:08:11
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


