

“Krishti u ringjall. Mos kini frikë! U ringjall siç kishte thënë.” Ky ishte mesazhi që përshkoi meshën solemne të mesnatës në Katedralja “Shën Pali”, ku qindra besimtarë katolikë u mblodhën për të kremtuar festën më të rëndësishme të besimit të tyre.
Mesha u drejtua nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj nate të shenjtë.
“Kjo vigjilje që po përjetojmë së bashku është përvoja që njerëzimi priste që nga largimi prej kopshtit të Edenit. Në këtë kremtim janë me ne edhe të dashurit tanë që na paraprinë në jetën e pasosur, sepse Pashka vlen për të gjithë”, u shpreh ai.
Arqipeshkvi përcolli edhe një mesazh urimi për besimtarët, duke theksuar nevojën për rilindje shpirtërore në familje dhe shoqëri: “Pashkë të shenjtë që të jetë rilindje në shpirt në familjet tona, në çdo të ri e të re shqiptare. Me Zotin çdo shpresë e vdekur ringjallet dhe merr jetë me më shumë dritë e entuziazëm për të sotmen dhe të ardhmen”.
Në vijim, ai kujtoi se përfundimi i vigjiljes shënon fillimin e një dite të re, një simbolikë e ringjalljes dhe e shpresës. Gjithashtu, ai iu referua lutjeve të heshtura të besimtarëve dhe riteve të Udha e Kryqit, duke nënvizuar rëndësinë e reflektimit dhe sakrificës.
Në mesazhin e tij, Imzot Dodaj nuk la pa përmendur edhe konfliktet dhe luftërat që po prekin botën, duke shprehur lutjen që paqja dhe drita hyjnore të mbizotërojnë mbi errësirën.
Në përfundim të meshës, ai pagëzoi disa besimtarë, një rit që simbolizon fillimin e një jete të re në besim.
Mesha e ngjalljes së Krishtit, Imzot Dodaj uron: Pashkë të shenjtë që të jetë rilindje në shpirt në familjet tona 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-05 07:25:45
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


