Eksperti i sigurisë, Faik Basha, ka komentuar sot protestën e Flamingove dhe rolin e partive e figurave politike në të, duke theksuar se konkurrenca e brendshme dhe ambiciet personale e zbehën ndikimin e saj.
Sipas Bashës, në protestë nuk u afrua asnjë figurë kombëtare që mund të ishte përfaqësuese. Sa i përket Antifas, Faik Basha u shpreh se ajo nuk ka si qëllim marrjen e pushtetit në Europë. Sipas tij, qëllimi i saj është ta mbajë Europën në destabilitet.
“Protestën e Flamingove e zbehu konkurrenca. PD doli komplet jashtë loje, iu ringjall shpresa partive të vogla për të marrë pjesë, konkurrenca për të marrë mikrofonin ishte aq e madhe sa kërkonin të merrnin drejtimin dhe pse jo, të bëheshin kryeministër. Aty nuk u afrua asnjë figurë kombëtare që mund të ishte përfaqësuese. Neomalësorja erdhi nga asgjëja dhe iku, Koçeku as nuk i përfaqësoi, as nuk arrin dot të jetë frymëzim. Të gjithë ata që iu rrit ambicia personale. Antifa nuk ka qëllim të ketë pushtet në Europë, qëllimi i vetëm i tyre është politika që ta mbajë Europën në destabilitet”, tha ai për ABC News.

IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-26 19:05:54
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

