Personi që shihni në këtë fotografi është shtetasi kinez Li Jianhong, një prej figurave më të njohura të biznesit në Kinë, i cili humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë në Xibrakë. Mediat në Kinë kanë zbuluar detaje mbi figurën e biznesmenit Li Jianhong i cili njihej si një sipërmarrës i suksesshëm në rajonin e Xinjiangut.
I lindur në dhjetor të 1965, Li Jianhong ishte president i Xinjiang Grand Scape Group si dhe themelues i resortit të njohur të skive “Silkroad Mountain Resort” në Urumqi, një nga projektet më të rëndësishme të turizmit dimëror në Kinë.
Mediat në Kinë shkruajnë se ai e nisi karrierën në sektorin e telekomunikacionit, përpara se në vitin 1993 të linte punën në një institut në Guangzhou dhe të kthehej në Xinjiang për të ndërtuar aktivitetin e tij privat.
“Xinjiang Grand Scape Group”, që ai drejtonte, u zhvillua në një kompani të madhe me aktivitet në telekomunikacion, turizëm dhe menaxhim investimesh, duke arritur asete rreth 1.4 miliardë juanë dhe mijëra të punësuar. Në vitet e fundit, grupi ka regjistruar qarkullim të lartë dhe është renditur ndër kompanitë më të rëndësishme private në rajon.
Në vitin 2002, kompania ishte ndër themelueset e “Xinjiang International Grand Bazaar”, një nga simbolet më të njohura të qytetit të Urumqit, ndërsa më pas u tërhoq nga projekti në vitin 2017
Përveç aktivitetit të tij në biznes, Li Jianhong njihej edhe si sportist i apasionuar pas alpinizmit dhe skive. Ai ka përfunduar “Explorer’s Grand Slam”, duke ngjitur shtatë majat më të larta të botës dhe duke arritur në të dy polet.
Në vitin 2018, në moshën 53-vjeçare, ai arriti majën e Everestit, si dhe ngjitjen e Lhotse-s, duke u renditur mes alpinistëve me arritje të veçanta në nivel ndërkombëtar.
Ditën e aksidentit tragjik ai udhëtonte me disa shtetas të tjerë kinez për një vizitë pune që lidhej me biznesin në vendin tonë.
Milioneri kinez, viktima në Xibrakë/ Në aksidentin e 28 prillit ne aksin Librazhd-Elbasan, u plagosën 4 persona 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-02 22:14:02
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


