Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Shkozës pak pas mesnatës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se polici, i identifikuar me inicialet A.K., ka qenë jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes dhe dyshohet se është përfshirë në një konflikt, rrethanat e të cilit ende nuk janë bërë të ditura. Policia ka bërë me dije se efektivi ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit/ëve. Po ashtu, në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Plagoset efektivi në Shkozë. Policia kreh zonën, grupi hetimor dhe AMP në vendngjarje 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-18 06:26:09
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


