
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil pranë vendit të njohur si “Pema e Thatë”. Bëhet me dije një automjet tip “Benz”, me drejtues A.Gj, rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi Antonio Mateli 20-vjeç.
Ai është dërguar menjëherë për në spital, por ak humbur jetën gjatë transportit si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e aksidentit.
Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
Njoftimi:
Rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, Ksamil, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.
20-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik në Ksamil (EMRI) 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-08-03 18:04:42
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


