Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas përshkallëzimit të tensioneve në kryeqytet, ku objekt i një sulmi me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta u bë godina e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Sipas kreut të Policisë së Shtetit, si pasojë e këtij incidenti kanë mbetur të plagosur 10 efektivë policie që ndodheshin në shërbim për ruajtjen e objektit. Hita veçoi faktin se punonjësit e lënduar nuk kishin qenë të angazhuar në veprimet policore gjatë ditëve të mëparshme të protestave, ndërsa nënvizoi se sulmi rrezikoi edhe personat e shoqëruar brenda ambienteve të komisariatit.
“Dua të jem shumë i qartë për të gjithë se sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë. Goditja e punonjësve të Policisë me bomba molotov dhe mjete të tjera të rrezikshme është dhunë e rëndë, e cila dënohet nga ligji dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”, deklaroi Drejtuesi Madhor Skender Hita.
Kreu i strukturave të rendit bëri me dije se gjatë ditës janë regjistruar edhe sulme të tjera ndaj uniformave blu me përdorimin e sferave metalike, gurëve dhe mjeteve djegëse, çka ka çuar në plagosjen e disa efektivëve të tjerë gjatë gjashtë ditëve të përballjes me protestat.
Lidhur me masat e marra, Hita konfirmoi se Policia e Shtetit po punon për dokumentimin e provave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këto aktet violente për t’i nxjerrë përpara drejtësisë. Ai theksoi se “askush nuk mund ta përdorë të drejtën kushtetuese të protestës si mburojë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë apo për të shkatërruar pronën publike dhe private”.
Në vijim të mesazhit, Drejtori i Përgjithshëm u bëri thirrje protestuesve që të distancohen nga veprimet e dhunshme dhe të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve.
“E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar dhe Policia e Shtetit ka detyrimin ta mbrojë atë. Por po aq i qartë është detyrimi ynë për të ndërhyrë, në përputhje me ligjin, ndaj çdo veprimi që cenon jetën, sigurinë dhe rendin publik”, u shpreh Hita, duke shtuar se strukturat policore janë udhëzuar të veprojnë me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe në respektim të parimit të proporcionalitetit.
Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut 2026
Në përmbyllje të deklaratës, Hita u shprehi mbështetjen dhe u uroi shërim të shpejtë efektivëve të plagosur, ndërsa siguroi qytetarët se Policia e Shtetit do të vijojë të mbetet në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Protestuesit rrethohen nga policia, largohen me vrap drejt Pazarit të Ri 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-18 19:36:21
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Sulmohet komisariati 3/ Lëndohen 10 policë, pas sulmit të protestuesve 2026

