Në Gjykatën e Tiranës, 63 protestues dalin për të njohur me masën e sigurisë. Ata janë arrestuar pas akteve të dhunshme në protestat që kanë përfshirë vendin 4 ditët e fundit, ku kanë sulmuar me gurë e molotovë institucione e efektivë.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Ndaj tyre rëndojnë disa vepra penale, nga “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” deri te “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Vetëm një ditë më parë, 18 protestues dolën në Gjykatë për masën e sigurisë, një nga të cilët u la në burg, 6 në arrest shtëpie dhe 11 në detyrim paraqitjeje.
Shkatërrimet e pronës publike e private, institucioneve shtetërore dhe dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të policisë gjatë protestave në tre ditët e para në Tiranë dhe të së enjtes në disa rrethe, kanë çuar në pranga 152 persona dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 324 shtetas të tjerë.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-17 07:42:47
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut 2026
