Analisti Prec Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog”, u shpreh se tërheqja e presidentit amerikan Donald Trump nga një skenar i mundshëm ushtarak shmangu pasoja të rënda globale.
Sipas Zogajt, situata kishte marrë përmasa shqetësuese, pasi shumë aktorë ndërkombëtarë e konsiderojnë Trump si të paparashikueshëm dhe ekzistonte frika reale se ai mund të ndërmerrte një sulm me pasoja shkatërruese.
“Thelbi është tërheqja e presidentit Trump nga një skenar që u duk apokaliptik. E gjithë bota, duke e njohur natyrën e tij që shumë njerëz e konsiderojnë të paparashikueshëm, kishte frikë se ai mund ta niste atë lloj sulmi që paralajmëroi, i cili do të ishte normalisht shkatërrues, pasi SHBA i ka këto potenciale. Ushtria amerikane ka potencial për të shkaktuar dëme shumë të mëdha edhe ndaj një vendi të madh si Irani“, tha ai.
Zogaj theksoi se në këtë zhvillim kanë ndikuar edhe faktorë ndërkombëtarë si Kina, Pakistani, Turqia dhe Egjipti, të cilët, sipas tij, kanë ushtruar ndikim në frenimin e përshkallëzimit të situatës.
Ai shtoi se edhe vetë Irani ndërmori disa veprime që e komplikuan situatën, duke përmendur thirrjet ndaj të rinjve për t’u grumbulluar në zona të caktuara, çka sipas tij do ta vështirësonte reagimin ushtarak amerikan.
“Kanë ndikuar edhe Kina; edhe vetë SHBA tha se Kina pati një rol në këtë zhvillim. Pakistani, Turqia dhe Egjipti kishin kohë dhe trekëndëshi i tyre kishte fuqi, ndaj nuk mund të mos ndikonte te politika e presidentit Trump.
Vetë Irani bëri disa lëvizje që e vunë në vështirësi situatën, sepse ftoi rininë të grumbullohej pranë urave. Faktikisht, ushtria amerikane, në skenarin e Trump, me përgjigjen që do të merrte nga rinia iraniane, do të kryente një krim të përbindshëm kundër njerëzimit“, tha Zogaj.
Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-08 21:15:54
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


