
Kamerat inteligjente në shkolla: çfarë funksioni do të kenë, ku do të shkojnë të dhënat, kush i kontrollon ato? Kjo ka qenë tema e emisionit të sotëm “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio, avokati Asllan Dogjani tha se ky është një projekt i rrezikshëm, i cili vë në rrezik të dhënat kombëtare.
Sipas tij, sot nuk ka transparencë se kush do t’i kontrollojë të dhënat e shqiptarëve.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Pse jeni kundër një iniciative të tillë?
Dogjani: Duhet ta rrëzojmë këtë lloj vëzhgimi masiv.
Borakaj: Mund ta rrëzojmë tani?
Dogjani: Patjetër.
Borakaj: Pse është i rrezikshëm?
Dogjani: Duhet të informojmë qytetarët se çfarë është ky projekt. Unë e kam kundërshtuar jo vetëm për vlerat, por edhe për pasojat. Kjo është një kompani shqiptare në bashkëpunim me qeverinë dhe me Emiratet e Bashkuara, me një projekt prej 118.5 milionë dollarësh, ku do të vendosen 5 mijë kamera fillimisht në Tiranë, pastaj në 20 qytete. Do të thotë se ky projekt ka filluar të zbatohet. Unë kam kërkuar në Komisionin e Sigurisë një marrëveshje transparente, që të kuptohet çfarë parashikon marrëveshja. Ne e dimë që të dhënat do të shkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe fëmijët do të rriten me ndjenjën e monitorimit, mësuesi do të jetë i monitoruar gjatë gjithë kohës. Pra, përveç vlerës, këto të dhëna merren dhe përpunohen në Emiratet e Bashkuara.
Borakaj: Ku e keni sigurinë e informacionit?
Dogjani: Gjatë diskutimit të ligjit doli kjo. Ama këto të dhëna ne nuk e dimë me kë ndahen dhe ku shkojnë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji për mbrojtjen e të dhënave kanë detyrime të qarta. Kushtetuta nuk të lejon të çosh të dhënat e fëmijës tim në Emiratet Arabe. Ku e di unë që nesër këto të dhëna nuk do të përdoren për shantazh nga mafia apo grupe kriminale? Ne nuk e dimë se çfarë rreze ka kjo kamera. Këto kamera mund të përgjojnë presidentin, mund të më përgjojnë mua në dhomën e gjumit. Këto kamera janë rrezik kombëtar, ne e kemi për detyrë të sensibilizojmë. Sinqerisht, është një kanosje e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.
Kamerat në shkolla, Dogjani: Rrezik kombëtar, të dhënat e fëmijëve në duar të pasigurta 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-07 20:04:28
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


