Nisi zyrtarisht faza e parë e dëgjesave publike për Reformën Administrativo-Territoriale, ku ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, prezantoi të dhëna sa i takon arritjeve dhe sfidave që solli në një dekadë reforma e vitit 2014.
Raportimi u shoqërua me tone të ashpra nga anëtarët e opozitës, të cilët më shumë sesa tek procesi, u fokusuan tek numri i ri i bashkive që do të ketë harta e re territoriale, duke e cilësuar reformën aktuale si dështim të qeverisë.
Bashkëkryetari i këtij komisioni, Arbjan Mazniku përpara anëtarëve të opozitës, por edhe ekspertëve ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e ndërtimit të një procesi të strukturuar dhe transparent, duke vënë në dukje se puna duhet të mbështetet mbi të dhëna konkrete dhe analiza profesionale.
“Le ta facilitojmë komisionin me të dhëna dhe të ndërtojmë një formë përmes së cilës i marrim këto të dhëna. Grupet e ekspertëve duhet të mblidhen dhe të listojnë tipologjinë e dokumenteve, për t’i marrë të dhënat në mënyrë formale. Secili grup të identifikojë qartë informacionin që kërkon, duke garantuar një proces të hapur dhe të plotë,” u shpreh ai.
Mazniku shtoi se besimi tek rezultati final lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e procesit: “Besoj shumë tek procesi. Sa më i shëndetshëm të jetë ai, aq më shumë garanci kemi për një reformë të qëndrueshme dhe funksionale.”
Ministri Demo, prezantoi një analizë të detajuar mbi arritjet dhe problematikat e konstatuara ndër vite, duke theksuar nevojën për një qasje të re që reflekton zhvillimet demografike, ekonomike dhe territoriale të vendit.
Kalendari i punës, dakordësuar nga të dyja palët, do të pasohet me dëgjesa publike, në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë qytetarë, përfaqësues vendorë dhe ekspertë të fushës.
Synimi final ndarjes së re mbetet forcimi i pushtetit vendor, bashki më të afta për të ofruar shërbime dhe thithur investime të huaja më efikase, me financa të qëndrueshme dhe shërbime më cilësore për qytetarët, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe përfaqësimin lokal, si dhe duke garantuar një zhvillim të balancuar në të gjithë territorin.
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-07 18:20:03
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


