Analisti Frrok Çupi u shpreh se Shqipëria është drejt BE dhe se nuk ka më kthim pas.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ai theksoi se tashmë Bashkimi Europian i ka njohur vlerat e Shqipërisë.
“Kemi kaluar tre hapa të mëdhenj dhe të gjitha janë kaluar me këtë mazhorancë. Tani kemi hapur të gjithë kapitujt në një kohë shumë rekord. Procedurat janë të domosdoshme. Shqipëria ndodhet në pozitën më të privilegjuar. Europa i ka pranuar vlerat e Shqipërisë. Europa vërtet ka nevojë për zgjerim, por nuk ka pasur vetëm tani. Ajo që ka ndodhur është shumë gjeopolitike dhe kuptoi se duhet të çojë boshtin e vet atje ku ka qenë tradicionalisht…Sot kë kemi kundërshtar? Nuk kemi kundërshtar, na ka njohur Europa si duket me vlera”, tha ai.
Më tej theksoi se Athina nga një problem është kthyer në një avokate të Shqipërisë.
“Kishim një problem që sot mund ta kishim pengesë, kishim Athinën, mos harrojmë. Dhe sa shpejt u shkri konflikti. Dhe dje Athina është një avokate pro Shqipërisë për në BE. A është meritë e kryeministrit dhe qeverisë? Padyshim…Nuk mund të thuash se Rama nuk e mendoi apo projektoi një problem të zgjidhur me Greqinë”, shtoi ai.
“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-23 21:02:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


