Top Channel udhëtoi sërish drejt Memaliajt, në familjen e të ndjerit Endri Goxhaj, 30-vjeçari i cili u vra javën e kaluar.
I ati i tij invalid, Astrit Goxhaj rrëfen me dhimbje se për të rritur të birin ka bërë sakrifica të mëdha, duke mbledhur lule në mal për të siguruar jetesën.
Ai tregon se çdo përpjekje dhe mund i jetës së tij kishte vetëm një qëllim: të ndërtonte një të ardhme më të mirë për Endrin, por sot, pas vrasjes së të birit, ai shprehet se gjithçka i është shkatërruar. Mes lotësh dhe dhimbjes së thellë, thotë se humbja e Endrit i ka rrënuar jetën dhe i ka marrë çdo shpresë, ndërsa kërkon me ngulm që drejtësia të vihet në vend.
Edhe nëna e tij, e tronditur thellë nga kjo humbje, kërkon drejtësi për djalin e saj. Me zë të dridhur, ajo apelon që autorët të zbulohen dhe të marrin dënimin që meritojnë, duke theksuar se asgjë nuk mund ta kthejë më Endrin, por drejtësia është e vetmja gjë që mund t’i japë sadopak qetësi shpirtit të saj ajo shton se djalin ja ndiqnin për ta vrarë.
Mësohet se Endri kishte pak kohë që ishte fejuar, duke e bërë edhe më të rëndë këtë tragjedi për familjen dhe të afërmit, pasi jeta e tij u ndërpre pikërisht në momentin kur po niste një kapitull të ri.
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë… 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-26 18:57:52
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


