
Disa persona kanë mbetur të plagosur të premten në një shkollë të mesme në Fagersta, në Suedinë qendrore, pasi një person i armatosur me thikë sulmoi në ambientet e shkollës. Bashkia e Fagerstas konfirmoi ngjarjen, ndërsa policia njoftoi se një person është arrestuar.
Policia tha se kishte marrë një telefonatë për një rast dhune të rëndë në zhvillim në shkollë dhe menjëherë dërgoi forca në vendngjarje. Autoritetet vijojnë operacionin në zonë me një numër të madh forcash dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë bllokimet e rrugëve dhe udhëzimet e policisë.
Ministri suedez i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, tha se qeveria është në kontakt të ngushtë me policinë pas sulmit. “Jemi informuar për një incident të rëndë në Fagersta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për menaxhimin e situatës”, deklaroi ai.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi numrin e të plagosurve apo gjendjen e tyre shëndetësore. Hetimet për rrethanat dhe motivet e sulmit vijojnë.
/vizionplus.tv
Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Suedi, disa persona të plagosur 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-21 14:15:09
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


