Nëse Premier League është “mbretëresha” e merkatos, meritë për këtë ka Totenhem. Klubi londinez ka shpenzuar më shumë se të gjithë, duke nxjerrë nga arka më shumë se 350 milion euro deri tani. Blerja e fundit ishte ajo e brazilianit Savinjo nga Mançester Siti për 97.5 milionë euro.
Si gjithmonë Premier League ka shpenzuar më shumë në merkaton e verës, pasi klubet e saj kanë nxjerrë nga arkat e tyre më shumë se 2.6 miliardë euro. Kjo shifër pritet të rritet akoma më shumë deri në fundin e tregut të transferimeve dhe meritë për këtë ka Tottenham. Londinezët po bëjnë një revolucion të vërtetë nën drejtimin e trajnerit Roberto De Zerbi dhe për investime kanë lënë pas gjigandët e tjerë të futbollit anglez.
“Spurs” kanë zhpenzuar më shumë se 350 milion euro, duke u bërë klubi më “dorëlëshuar” në këtë dritare të merkatos. Tottenhem zyrtarizoi goditjen e radhës, duke transferuar nga Manchester City, brazilianin Savinho. Për sulmuesin, u zhpenzuan 97.5 milion euro plus bonuset. Kjo shifër i shtohet blerjeve të tjera të mëparshme në këtë merkato, ku rekordin e mban Sandro Tonali.
Për msfushorin italian, “Spurs” shpenzuan 108 milion euro për të blerë nga Njukasëll. Në vendin e dytë të transferimeve më të shtrenjta të Tottenhem në këtë sesion është Mateus Fernandez, që u ble nga Ëest Ham për 99 milionë euro. Më parë, te londinezët ishte transferuar edhe Jan Paul Van Hecke, mbrojtësi holandez që kaloi nga Brighton për 60 milion euro.
Po ashtu, si lojtarë të lirë me parametra zero, Tottenham ka marrë edhe shërbimet e Marcos Senesi dhe Andreë Robertson.
Por klubi nuk do të ndalet këtu, ndërsa sipas mediave angleze është shumë pranë marrëveshjes me Manchester City edhe për Omar Marmoush, për të cilin është gati të paguajë rreth 85 milion euro.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 13:31:31
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


