
Lideri demokrat, Sali Berisha, në një konferencë për mediat u ndal te protestat e që po zhvillohen në disa bashki të vogla.
Sipas tij, Rama po e përdor uljen e numrit të njësive vendore për të pasur më shumë kontroll mbi territorin e Shqipërisë.
“Njeriu që kërkon të vendosë një centralizëm të tillë në këtë vend që nuk ka ekzistuar as në kulmin e diktaturës komuniste. Njeriu që po përdor reformën territoriale jo për ripopullimin e Shqipërisë dhe afrimin e shërbimeve me qytetarin, por përkundrazi për shpopullimin e Shqipërisë”, tha Berisha.
I pyetur për nismën e krijimit të një shteti bektashi, Berisha deklaroi se kjo, sipas tij, do të shërbejë për pastrimin e parave të krimit të qeverisë Rama, përmes krijimit të një banke të veçantë.
“Kërkon të krijojë edhe monedhën Ed, sepse duhet tani që Ramaduro të lajë miliardat me një bankë të veçantë, të ashtuquajturit shtet sovran apo Vatikanit të dytë. Duke vepruar në verbërinë më të madhe historike. Cilido që njeh historinë e Vatikanit dhe njeh historinë e bektashizmit, kurrë nuk mund të bëjë një krahasim të tillë”, u shpreh Berisha.
Berisha komentoi edhe situatën e zjarreve në vend, duke deklaruar se, sipas tij, zjarrvëniet po shkaktohen qëllimisht për t’i hapur më shumë hapësirë projektit të Paketës së Maleve, një nismë që protestuesit kërkojnë të shfuqizohet përmes protestave të zhvilluara përballë Kryeministrisë.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 14:30:18
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


