
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Drejtimi”, duke parandaluar një rast të tentativës për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar në flagrancë Mirand Herri, 51 vjeç, banues në Maminas, Durrës, dhe Luftim Hoxha, 41 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Maminas, Durrës. Operacioni u zhvillua pas informacioneve operative se dy personat do të transportonin një sasi droge në zonën e “Treshit”, pranë Nishtulla 3, në drejtim të Durrësit.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve lokalizuan automjetin tip “Mercedes-Benz” në rrugën “Kastriotët” dhe ndërhynë për kontrollin e tij. Në brendësi të automjetit u gjet një çantë me 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike.
Sipas Policisë, në çantë kishte 4 pako me heroinë, me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, si dhe 3 pako me kokainë, me peshë totale 3 kilogramë e 120.6 gramë. Në total, sasia e sekuestruar arrin në 5 kilogramë e 244.2 gramë lëndë narkotike.
Dy të arrestuarit u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Drejtori i DVP Tiranë, Oliger Torba, bëri të ditur gjithashtu se policia ka parandaluar një konflikt të mundshëm me pasoja të rënda mes rreth 28 të miturve, të moshave 13 deri në 17 vjeç, të cilët dyshohej se do të përfshiheshin në një përplasje me armë të ftohta. Pas rreth 72 orësh verifikime në rrjetet sociale dhe punës së strukturave të Hetimit të Krimit Kibernetik, ngjarja u parandalua.
Torba u bëri thirrje prindërve që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë që lidhet me fëmijët, me qëllim ndërhyrjen në kohë dhe parandalimin e ngjarjeve me rrezik për jetën.
/vizionplus.tv
Operacion antidrogë në Tiranë, 5.2 kg heroinë dhe kokainë në makinë, arrestohen dy persona 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-23 13:10:57
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


