Albin Kurti i jep para Beogradit me kontratë të fshehtë.
Vagonat e ndërmarrjes publike të transportit hekurudhor në Kosovë janë dërguar në Serbi për tu riparuar dhe janë rikthyer përsëri në vend.
Ministria e Ekonomisë ka paguar 423 mijë euro për rregullimin e tyre.
Në daljen e saj publike më 16 korrik të vitit 2026, ministrja e linjës Artane Rizvanolli foli për suksese në mirëmbajtjen e linjës hekurudhore por nuk tregoi vendin me të cilin po bashkëpunonin, edhe pse Serbia nuk ishte i vetmi opsion.
Për pyetjen se pse qeveria po bashkëpunon me Vuçiç, në kohën kur ajo publikisht shfaqet kritike ndaj bashkëpunimit ekonomik me Serbinë nuk ka një përgjigje.
Mediat në Kosovë shkruajnë se Kurti është në dijeni të kontratës së nënshkruar në 2024, edhe pse në të kaluarën kjo ndërmarrje publike ka bashkëpunuar për riparime të tilla me Kroacinë.
Opozita e kritikon qeverinë sepse riparimet janë kryer pak më shumë se një vit pas sulmit në Banjskë, duke argumentuar se është kontradiktore që para publike të Kosovës të shkojnë për biznes në Serbi.
Lajmi u bë publik pas një komenti në facebook nga një puntor i Trainkos (ndërmarrja publike e hekurudhave), i cili publikisht shkruajti se vagonët po riparoheshin në Serbi.
Pas këti akti punonjësi Asdren Ademi u shkarkua nga puna, sipas tij padrejtësisht. Edhe për këtë ndërmarrja publike nuk ka dhënë një sqarim.
Mesa duket kryeministri në detyrë ka tjetër qëndrim publik për Serbinë dhe tjetër standard në raportet ekonomike me ta.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 13:48:33
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


