Konfirmohet rasti i parë i virusit ethet e Nilit në Shqipëri. I prekuri është një 72 vjeçar nga Korça i cili ndodhet aktualisht në karantim në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës.
Sipas burimeve mësohet se 72 vjeçari jeton në qytetin e Korçës dhe ka qene duke dalë në lulishte, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar aty, kur është pickuar nga mushkonja.
72 vjeçari ka shkuar në spital për të marrë mjekim ndërsa pas analizave ka rezultuar se i moshuari është prekur nga Ethet e Nilit. Deri më tani është rasti i vetëm pasi janë bërë analiza të tjera tek persona të afërt të tij por të gjithë kanë rezultuar negativë.
Mësohet se ditën e nesërme do të vijë një grup specialistësh për të bërë dezinfektimin e zonës. Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse.
Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjitha qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje./abcnews.al
Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë i virusit në Shqipëri 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 14:42:24
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

