Drejtësia franceze ka vendosur të mbajë në paraburgim biznesmenin Ermal Beqiri, ndërsa në Francë vijon procedura për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.
Gjykata e Apelit në Amiens ka rrëzuar kërkesën e Beqirit për lirimin nga qelia, pavarësisht pretendimit të mbrojtjes se ai po mbahet në mënyrë të paligjshme.
Beqiri të enjten e 20 gushtit kishte paraqitur një kërkesë për lirimin nga qelia në Gjykatën e Apelit në Amiens, me argumentin se po mbahet padrejtësisht në paraburgim, por kjo kërkesë e tij është rrëzuar nga gjykata.
Avokati i tij argumentoi se ai është viktimë e “ndalimit të paligjshëm”.
Avokati theksoi se klienti i tij, përpara incidentit të Penly, kishte zbuluar në shtypin në vendin e tij të lindjes se ishte i kërkuar dhe kishte informuar autoritetet franceze.
Prokuroria nga ana tjetër kundërshtoi lirimin e biznesmenit, me arsyetimin se burimet e tij dhe licenca e pilotit do t’i lejonin atij t’i shmangej shpejt autoriteteve.
Ndërsa vetë Beqiri, gjatë fjalës së tij në seancë tha se ka shkuar në Francë që në moshën 16-vjeçare. Beqiri me ironi shtoi se mund të ishte fshehur kudo, madje edhe në Dubai, por tha se zgjodhi Francën, për shkak të lidhjeve të tij me këtë vend.
Ermal Beqiri u arrestua pasi fluturoi me avionin e tij privat në një lartësi të ulët mbi centralin bërthamor Penly, midis Dieppe dhe Le Tréport të Francës. Përballë autoriteteve franceze, më 27 korrik, Beqiri ka deklaruar se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin kur kaloi mbi central ishte duke folur në telefon me nënën e tij.
Ankimoi arrestin, gjykata franceze rrëzon kërkesën, lë në qeli Ermal Beqirajn 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-25 20:57:01
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


