Platforma e komunikimit dhe dixhitalizimit të Partisë Demokratike, e prezantuar nga Sali Berisha, shihet me skepticizëm nga analistët politik.
Fitim Zekthi, në një intervistë për A2CNN, argumenton se problemi i Selisë Blu nuk është komunikimi, por sepse kjo forcë politike nuk shëndrrohet dot instrument i shoqerisë për ndryshim.
“Pikë së pari, e shoh si një përpjekje të Partisë Demokratike për t’u treguar njerëzve, anëtarëve e simpatizantëve se ajo po përpiqet të lëvizë, po përpiqet të ripërtërihet, të bëhet aleate e shqetësimeve të shoqerisë. Në fakt, nuk është kjo. Është thjesht një xhirim në vend, për të mbajtur me gajret mbështetësit dhe shqiptarët”, u shpreh Zekthi.
Sipas Berishës, platforma e re ka në qendër anëtarin, por për Zekthin edhe kjo qasje është e gabuar: “Kjo bëhet vetëm për t’u treguar anëtarëve të partisë që ne ju duam, ne ju pyesim ju, por në fakt në qendër nuk është anëtari. E vërteta është që është kryetari dhe lidershipi i partisë në qendër të partisë. Edhe parimisht nuk mund të ketë në qendër anëtarin, një parti në qendër idenë e duhur, anëtari mbështet këtë ide”.
Por, çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike që të ndryshojë?
“Duhet të përfaqësojë pakënaqësinë e njerëzve ndaj qeversjes. Pakënaqësia përfaqësohet duke pasur idenë e duhur dhe njerëzit që e mbartin këtë ide në mënyrë të sinqertë. PD nuk i ka njerëzit e duhur dhe nuk ka idenë e duhur. PD duhet të ndryshojë në mënyrë radikale, qasjen e saj ndaj shoqërisë”, thotë Zekthi.
Demokratët me platformën e re të komunikimit dhe dixhitalizimit synojnë një qasje të re si me anëtarësinë dhe me qytetarët. Lideri i Partisë Demokratike i kërkoi fund të letargjisë dhe matje të performancës së gjithësecilit prej anëtarëve.
Platforma e PD për komunikimin, Zekthi: Përpjekje për të mbajtur me gajret anëtarët 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-30 12:24:48
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

