Një banesë është shkrumbuar thuajse plotësisht nga flakët mesditën e kësaj të premteje në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur banorët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe, pas ndërhyrjes, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera, të cilat ndodheshin shumë pranë shtëpisë që u përfshi nga flakët.
Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banesën dhe për të shuar zjarrin, pronarja e shtëpisë ka pësuar djegie të rënda. Ajo është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit dhe, për shkak të gjendjes së saj, pritet të dërgohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Ndërkohë, familja prej katër anëtarësh ka mbetur tashmë pa strehë, pasi banesa është dëmtuar rëndë nga zjarri.
Familjarët, të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike, kërkojnë ndihmën e institucioneve dhe të çdo personi që mund t’u vijë në ndihmë, për të përballuar këtë situatë të rëndë dhe për të siguruar një strehë. Ndërkohë, po punohet për të përcaktuar shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-04 11:31:10
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


