Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë vendore të policisë të këtij qarku.
Gjatë mbledhjes kreu i policisë së shtetit është shfaqur i pakënaqur me policinë vendore të Shkodrës, drejtori të cilën e drejtoi për një periudhë pothuajse 4 mujore në vitin 2021.
Pakënaqësitë e Skënder Hitës lidhur me policinë e Shkodrës sipas asaj që deklaroi në mbledhjen lidhen që nga zbulueshmëria e vrasjeve duke vijuar me kriminalitetin, grupet kriminale, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, trafikun rrugor si dhe deri tek sigurinë në shkolla duke qenë se jemi para fillimit të sezonit të ri shkollor.
Kreu i policisë së shtetit ka kërkuar rezultate më të larta nga policia e Shkodrës si dhe një efektshmëri më të mëdha në goditjen e grupeve kriminale si dhe zbulimin e krimeve të ndodhura, veçanërisht vrasjeve si dhe kultivimit të drogës duke qenë se Shkodra vijon të jetë një qark problematik.
Kjo mbledhje përkoi në të njëjtën ditë kur në Shkodër ndodhi një ngjarje e rëndë, vrasja e shtetasit Ylber Luli nga autori i dyshuar Andri Vulaj që policia e arrestoi menjëherë pas këtij krimi.

Takimi i drejtorit të policisë së shtetit Skënder Hita në Shkodër zgjati mbi një orë.
Kjo mbledhje ishte në vazhdën e disa takimeve që kreu i policisë po zhvillon në qarqe të ndryshme të vendit me drejtuesit vendor dhe strukturat e tjera të policisë duke lënë porosi të qarta për punën e tyre si dhe duke kërkuar më shumë rezultate.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-08 12:09:35
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

