Pas një takimi të zhvilluar në Korçë lidhur me reformën territoriale, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Greqisë ku zhvilloi një vizitë në Malin e Shenjtë (Shteti Athonit). Në këtë udhëtim, ai shoqërohej nga djali i tij i madh, Greg Rama, si dhe nga kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo.
Vizita u bë e ditur nga media greke “Orthodoxia News Agency”, e cila publikoi pamje nga qëndrimi i delegacionit shqiptar në Manastirin e Shenjtë të Madh të Vatopedit. Sipas raportimeve, kryeministri Rama mbërriti në portin e Dafnës ku u prit nga Guvernatorin Politik të Malit Athos, Alkiviadhis Stefanis, e më pas u drejtua drejt Manastirit të Vatopedit.
Aty ai u prit nga igumeni Jerond Efremi Vatopedini. Gjatë qëndrimit, kryeministri shprehu admirimin e tij për arkitekturën, pikturat dhe trashëgiminë artistike e shpirtërore të manastirit. Rama e kaloi natën në Manastirin e Vatopedit dhe u largua prej andej mëngjesin e sotëm.

FOTOLAJM / Rama viziton Malin e Shenjtë në Greqi, bashkë me të birin Gregun dhe Vangjel Tavon 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-17 17:19:21
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
