Një sasi e konsiderueshme cigaresh kontrabandë është zbuluar nga strukturat e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, gjatë një kontrolli në një autobus të linjës Tiranë-Athinë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas të dhënave paraprake, rreth 90 steka cigare ishin fshehur në vende të mbyllura dhe hapësira të ndryshme të autobusit, me qëllim shmangien e kontrollit doganor.
Gjatë kontrollit janë gjetur gjithashtu disa çanta me veshje, për të cilat nuk disponoheshin faturat përkatëse të blerjes dhe dokumentet e zhdoganimit.
Për ngjarjen janë proceduar penalisht shoferi i autobusit dhe personi tjetër përgjegjës në mjet. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.
Në kuadër të hetimeve pritet këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në pikën kufitare, si dhe sekuestrimi dhe ekzaminimi i telefonave të personave nën hetim.
Po verifikohet gjithashtu roli i punonjësve të doganës që kanë qenë në shërbim në momentin e kalimit të autobusit.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-19 16:06:01
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
