Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve të PD-së, foli lidhur me skandalin e SHISH, për të cilin tha se është afera më e rëndë e një shteti.
Berisha u shpreh se Vlora Hyseni, pjesë e asaj që ai e cilësoi si “grupin mafioz të AKSHI”-t, ka vjedhur sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe jua ka dhënë bandave dhe krimit.
Ndër të tjera u shpreh se që nga dita e arrestimit të Agasit dhe deri në lëshimin e masës se arrestit për Vlora Hysenin ka 510 komunikime mes tyre.
Por, sipas tij veprimet e Ergys Agasit, Ermal Beqirit, Vlora Hysenit dhe Mirlinda Karçanajt janë kryer me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Lubia tjetër ka vjedhur më të çmuarën e një populli, sigurinë kombëtare. Me kushtetutë dhe ligje, personi përgjgegjës i siguruisë kombëtare rezulton një anëtare e shëmtuar e një grupi të strukturuar kriminal. Që e kemi quajtur grupi mafioz më i rrezikshëm i Europës. Grupi mafioz i AKSHI-t vendosi në kontroll të plotë komunikimin me internet për shqiptarët dhe të huajt në Shqipëri. Akt i pashembullt.
Ajo ishte padenjë për asnjë lloj besimi. Ajo që është e faktuar por përpiqen të mos e thonë është se Ergys Agasi, Vlora Hyseni, Ermal Beqiri, Miurlinda Karçanaj kanë kryer çdo veprim me urdhër të Edi Ramës dhe kanë zbatuar porositë e tij. Ky sot me propagandën e tij përpiqet të lajë duart me aferën më skandaloze të një shteti. Mediat botërore janë mbushur me lajmin e Vlora Hysenit. Përpjekjet e narkoregjimit për ta mbrojtur janë kriminale.
Prokuroria mnuk e cilëson anëtare të grupi të strukturuar kriminal. Që nga dita e arrestimit të Agasit dhe deri në lëshimin e masës se arrestit për Vlora Hysenin ka 510 komunikime. Në 45 ditë kanë mbi 10 komunikime çdo ditë. Dhe kjo qenka vetëm nxjerrje sekreti dhe ndihmë. Kjoë shtë anëtare kryesore e këtij grupi kriminal. Kjo u ka dhënë bandave dhe krimit sekretet shtetërore, sigurinë kombëtare”, tha Berisha.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-23 17:12:18
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
