Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi investimin amerikan në Shqipëri dhe rëndësinë strategjike që, sipas tij, ai mbart për vendin.
Beqiri e cilësoi SHBA-në si një aleat të rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa foli edhe për zhvillimet dhe tensionet në rajon. Ai kritikoi opozitën dhe veçanërisht Sali Berishën, duke bërë akuza lidhur me ngjarje të së shkuarës në Shqipëri. Beqiri kërkoi gjithashtu që drejtësia të hetojë Berishën për përgjegjësinë e tij të pretenduar për këto ngjarje.
“Ai investim e ka një emër dhe është një investim amerikan, që bëhet në një pikë më nevralgjik për Shqipërinë. Është një pikë dominuese. Larguam rustë, por tani jemi të bindur që kemi një aleat tepër të besueshëm.
Kemi të bëjmë me një aleat që na dha shtetin e dytë shqiptar, Kosovën. Kemi Serbinë që është një nga vendet më armiqësore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kemi qarqe të caktuara në Greqi që nuk e duan të mirën e Shqipërisë. Nga ana tjetër politika i ka këto elemente që duan të nxjerrin edhe dhjamë nga pleshti. Opozita po shfrytëzon çdo gjë për të sulmuar.
Do t’i kemi këto gjëra edhe nga demokratët amerikanë. Të cilët Berisha i lau duart me SHBA që në 1997, që kur u zgjodh për të dytën herë. Me rrëzimin e shtetit, me firmat piramidale, me shkatërrimin e ushtrisë, i lau duart me SHBA. Ai pastaj u bë një ushtar i bindur nga Serbia. Rama shkon në SHBA sepse nuk ka bërë 21 janarin, nuk ka bërë Gërdec dhe nuk ka bërë 1997-ën.
Berisha pagoi miliona dollarë për një vizë në SHBA. Berisha nuk është marrë në përgjegjësi penale për këto ngjarje, por gjyqin ia kanë bërë shqiptarët, që kur vrau katër djemtë në Shkodër. Në çdo vizitë që Sali Berisha i thonë vrasës grabitës dhe ia kujtojnë të gjithë krimet që ka bërë. Drejtësi të hetojë Berishën për krimet në Shqipëri”, tha avokati.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-02 17:06:24
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
