Serbia është bërë strehë për diplomatët rusë të dëbuar nga vendet e BE.
Rasti është për Aleksandr Aleksandrovich Krasii, i cili është akreditua këtë vit si asistent i atasheut ushtarak në Serbi.
Qëndrimi i tij në Serbi bëhet publik pesë vite pasi mediat bullgare raportuan se ai ishte dëbuar nga vendi në kuadër të një skandali spiunazhi që shpërtheu mes Sofjes dhe Moskës.
Diplomati rus u dëbua në mes të një hetimi në Bullgari për një seri shpërthimesh në depot e armëve, për të cilat në atë kohë dyshoheshin se fshiheshin shtetas rusë.
Moska mohoi çdo përfshirje në këto incidente.
Gjatë qëndrimit të tij në Bullgari, Krasii kishte pasur vetëm një angazhim publik: në emër të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ku kishte dorëzuar një dekoratë një aktivisti të shoqatës së rusofilëve në Bullgari.
Edhe gjatë 2023-shit, tre diplomatë rusë nisën misionet e tyre diplomatike në Serbi pasi ishin dëbuar ose futur në listën e zezë nga vendet e Bashkimit Evropian, në muajt pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Diplomatët rusë nuk u dëbuan nga Serbia në vitin 2022, sepse, ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Moskës dhe vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë.
Rusët e dëbuar strehohen në Serbi: Punësohen në Beograd, pasi dëbohen nga Europa 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-12 15:11:21
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
