Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Breaking News” në ABC News tha se aktet që po shohim sot në bulevard mund të na sjellin pasoja sociale dhe rrezik për një përplasjeje civile.
“Ka pasur thirrje për djegien e bankave të nivelit të dytë. Këto thirrje janë për të paralizuar sistemin financiar të vendit. Ky është një skaner, i cili nuk na ndihmon për kthimin e situatës së qetë në qytet. Kjo do të na sjell në një tjetër përplasjeje, që personat do mbrojnë interesat e tyre dhe kjo mund të na çojë në përplasje civile. Përshkallëzimi tyre po na çon në një rrugë të pakthyeshme”, tha ai.
Ai komentoi dhe mbërritjen e forcave RENEA në bulevard, ndërsa tha se ky hap tregon se Policia e Shtetit mund të jetë në limit të resurseve të saj. Po ashtu ai tha se nuk përjashtohet që brenda turmës mund të ketë elementë të armatosur dhe kjo ndoshta është arsyeja se pse ata kanë mbërritur në bulevard.
“Mbërritja e tyre, do të thotë se forcat e policisë janë në limite, RENEA është forca e fundit që të përballojë një situatë të tillë. Ajo nuk është e trajnuar për të përdorur topa uji, por ajo është vetë për të hapur zjarr. Nëse janë pikasur elementë të armatosur në turmë, rene është aty për neutralizimin e tyre”, theksoi Karamuço.
“Aktet në bulevard rrezikojnë përplasje civile”, Karamuço: Ja çfarë tregon mbërritja e RENEA 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-17 17:42:00
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
