Nga Ylli Pata
Në kulmin e një guerrilje urbane prej dy javësh në Shqipëri, ka nisur edhe dalja e një algoritmi në rrjetet sociale që ofron shitjen e materialeve luftarake.
Në këto rrjete paraqiten versione të ndryshme të maskave që mbajnë pjesëtarët e grupit të zjarrit duke shfaqur çmimet dhe versionet se si mund të dërgohen në adresat e kërkuesit.
Ndërkaq, përveç maskave, janë shfaqur po në algoritmet e rrjeteve edhe syzet anti gaz, të cilave u bëhet një publicitet i fortë, duke i konsideruar si të papenetrueshme.
Bën përshtypje se kemi të bëjmë me materiale që nuk
Janë të lejueshme, apo të qarkullueshme normalisht në tregtinë e mjeteve të punës. Këto jo se nuk mund të gjenden, pasi kanë disa struktura tregtare që i shesin sipas manualit në mjetet e punës.
Por shitja e sjellja në algoritmin e rrjeteve sociale pikërisht këto ditë, tregon se kemi të bëjmë me një zhvillim jo të vogël. i cili dukshëm është i shtyrë jo nga Shqipëria, por nga vende të tjera që po joshin shitjen e këtyre materialeve që shërbejnë për protesta të dhunshme.

Siç dihet, algoritmet e operacioneve të tilla tregtare apo edhe propagandistike, në këtë rast diversive nuk shtyhet kollaj me boos-te tregtare, por me makinacione të përqendruara prej qendrave të mëdha të luftës hibride.
Pak ditë më përë u bë publik një manual i guerillasve antifa në Itali, i cili ishte njëjtë me atë që kanë përdorur edhe guerrilasit në Shqipëri. Gazetari i njohur italian, David Parenzo, ka publikuar faxmilet e planit që është gjetur në guerriljes që ka ndodhur në Milano, por që parë në detaje është e njëjta taktikë e përdorur nga të gjitha protestat vandal të kryer në të gjitha kryqytetet europiane.
Maniali është një doracak i thjeshtuar i punuar për njerëz që dinë pak e kuptojnë gjithashtu, Detyra të përcaktuara, taktikë e thjeshtë, por mbi të gjitha masa mbrojtëse ndaj sulmeve të policisë.
Të cilat i kemi parë në Tiranë shumë qartë. Nëse lexon pikat e manualit kupton që kemi të bëjmë me një organizim perfekt. Me veshje të përcaktuara, me kit mjetesh të siguruara dhe me një mënyrë lëvizjesh krejt preçize.
Janë 3 faqe A4 që përmbajnë gjithçka duhet për të kuptuar të rinjtë që do përfshihen në këtë guerrilje, së bashku edhe me skemën se ku duhet lëvizin e çfarë duhet të kryejnë.
Parë në detaje, është një doracak i vërtetë lufte, një manual taktik i veprimeve në një guerrilje urbane. Ku bëhet e ditur edhe harta e veprimit, mënyra e operimit dhe largimit.
Natyrisht ky manual është për Antifa-n në Milano, por parë në detaje me atë që ndodhi në Tiranë, gjërat ngjajnë si dy pika uji.
Këtë material e ka siguruar policia italiane dhe organet inteligjente të atij vendi. Po ka shumë gjasa që ky doracak të ekzistojë edhe në gjuhën shqipe, por që duket deri tani organet shqiptare të sigurisë nuk e kanë arritur ta kenë.
Ndërkaq, në Itali, të gjithë dhunuesit janë brenda në burg, në Shqipëri janë jashtë, madje liderit e opozitës po i mbrojnë një nga një, duke i quajtur madje edhe personazhe me certefikata sigurie. Megjithatë është interesante që të lezohen manuali për ta krahasuar me ushtrinë e vandalëve që dogjën Tiranën.
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-25 19:24:16
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


