
Dy ish-fermerët, Iliri dhe Ervini u përballën me njëri-tjetrin në Post Ferma VIP pas debateve dhe hatërmbetjeve.
Ervini u shpreh se ishte ndjerë i zhgënjyer nga nominimi i bërë prej Ilirit, të cilin e konsideronte mik.
Nga ana tjetër, Iliri mohoi kategorikisht që mes tyre të kishte ekzistuar një miqësi e tillë.
Iliri gjithashtu akuzoi Ervinin se kishte tentuar të përfitonte nga raporti me të dhe nga afërsia me fituesen e Ferma VIP, Moza Ahmeti.
Ndërkohë sipas opinionistes Einxhel Shkirës, ai ka qenë një nominim i organizuar nga disa fermerë me qëllim dobësimin e pozicionit të Mozës në lojë.
Pjesë nga biseda:
Floriani: Ju keni pasur edhe një miqësi jashtë.
Iliri: Miqësia është shumë fjalë e madhe, nuk krijohet me pesë takime.
Ervini: Ka disa vlera që ne i pasqyrojmë jashtë, ka njerëz që shohin, fëmijë. Nuk më vjen keq që dola, por në atë lloj mënyre dhe nga një njeri që e konsideron mik, që të thotë “të kam zemër”.
Iliri: Unë s’i kam thënë asnjëherë këto fjalë. Këto i ke ëndërruar ti që t’i thoja. Unë s’e quaj mik një person që e kam takuar pesë herë.
Ervini: Njeriu ka karakter, dinjitet, vlera.
Iliri: Ti s’ke pasur karakter se si hyje nga dega në degë. E tregove veten tënde. Kishe frikë nga televotimi.
Ervini: Ne kur ishim bashkë, se s’ia di as emrin tani, përshëndesnim gjithmonë fëmijët.
Iliri: Ke pasur posterin në dhomë.
Ervini: Dhe kur vajta në shtëpi, vajza ishte shumë krenare, por i kishte bërë përshtypje dhe tha: “Pse ai shoku yt, që unë e kam takuar, të nxori në nominim?”. S’dija çfarë t’i thoja.
Iliri: Ti ke ardhur duke u lëpirë. “Më jep një dorë ndihmë”, fjalët e tua. “Më ndihmo të të ndihmoj”. Dhe unë të thoja: “Vazhdo fërko lëkurën”. Kaq ka qenë historia.
Ervini: Unë jam vetja ime, ti do e kuptosh çfarë ke bërë. Je shumë i dobët.
Iliri: Të kishe qenë vetja jote, do kishe qenë shumë herë më lart. Ti bëre atë që bëjnë shumë të tjerë, shfrytëzove Moza Ahmetin.
Einxhel Shkira: Ka qenë një nominim i orkestruar. Për hir të këtij nominimi, disa fermerë kishin rënë dakord t’i nxirrnin dy miqtë e Mozës në nominim me Mozën, që kushdo të dilte, do t’i prisnin një krah Mozës. Kjo është e vërtetuar, sepse kemi parë videot.
/vizionplus.tv
“Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët: Je pa karakter! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-22 20:02:50
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


