Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me operacionin në Sarandë, ku u prangosën shefi i Komisariatit të Sarandës, tre specialistë të tjerë, si dhe është pezulluar Shefi i Seksionit të Krimeve.
Në një postim në Facebook, Lamallari e ka cilësuar operacionin si një provë të qartë vullneti për pastrimin e radhëve të uniformave blu.
“Në Policinë e Shtetit nuk ka dhe nuk do të ketë vend për askënd që bëhet palë me shkelësit e ligjit, që abuzon me detyrën apo bashkëpunon me elementë kriminalë. E përshëndes me respekt operacionin në Sarandë, ku Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe vetë Policia e Shtetit, bashkëvepruan për të arrestuar drejtues e punonjës policie të bërë njësh me shkelësit e ligjit. Kjo provë vullneti për të pastruar radhët e Policisë së Shtetit nga çdo element që cënon ligjin dhe besimin e publikut, nuk është e para dhe nuk do të jetë as e fundit”, shkruan Lamallari.
Ministri paralajmëroi se çdo abuzim, nga mbyllja e syve përballë ndërtimeve pa leje deri tek kompromiset me elementë kriminalë, do të përballet me reagim të menjëhershëm dhe me “zero tolerancë”.
“Në çdo rast abuzimi, që nga symbyllja përpara ndërtimeve pa leje deri tek kompromisi me elementët kriminalë, reagimi do të jete me zero tolerancë. Efektivët që tradhtojnë popullin dhe abuzojnë me detyrën, do të identifikohen, goditen dhe përballen me drejtësinë. Përgëzime dhe kurajo lidershipit të ri të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Policisë së Shtetit. Asnjë hap mbrapa!”, përfundon postimi.
Denoncimet e qytetarëve për paligjshmëritë në terren çuan në një goditje të paprecedentë brenda radhëve të Policisë së Shtetit në qytetin e Sarandës. Pas një informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme për një ndërtim masiv pa leje në det, u prangosën shefi i Komisariatit të Sarandës, tre specialistë të tjerë, si dhe është pezulluar Shefi i Seksionit të Krimeve.
Aksioni nisi si një ndërhyrje kundër betonizimit të bregdetit, por u thellua duke zbuluar zinxhirin e mosveprimit brenda vetë radhëve të uniformave blu.
Arrestim i policëve në Sarandë, Lamallari: Zero tolerancë, pastrojmë radhët e uniformave blu 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-16 09:00:43
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


