
Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike ka reaguar ashpër ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha.
Ai ka akuzuar Berishën se po i shërben interesave të kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur opozita, sipas tij, duhet të ishte më e bashkuar dhe më aktive përballë qeverisë.
Ditën e sotme, Partia Demokratike vendosi të bojkotonte seancën plenare dhe nuk shkoi në Kuvend, me pretendimin se mazhoranca refuzon të përfshijë në rendin e ditës katër projektligje të propozuara nga opozita, të cilat sipas tyre përfaqësojnë edhe kërkesat e protestuesve.
Salianji akuzon Berishën se ka zgjedhur t’i shërbejë Edi Ramës dhe për këtë aryse ka braktisur Parlamentin.
Salianji: Sali Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës. Ditën kur qytetarët protestojnë përballë Parlamentit, në vend që të përballet me Edi Ramën dhe të jetë mburojë politike për protestuesit, ai braktis Parlamentin dhe largohet. Në ditët më të zeza per Edi Ramën, Berisha zgjedh te shkatërrojë Partine Demokratike!
E njëjta logjikë sundon edhe brenda Partisë Demokratike. Si kryetar uzurpator, përjashton nga Kryesia njerëzit me kontributin më të madh. Më të votuarit nga qytetarët rezultojnë më të pavotuarit në Kryesinë e Sali Berishës. Ata që kanë mbajtur peshën e opozitarizmit për 13 vite ose lihen jashtë, ose renditen në fund. Qarqe si Korça dhe Shkodra mbeten pa asnjë përfaqësues, ndërsa edhe qarqet fituese injorohen dhe nuk përfaqësohen siç duhet.
Një opozitë nuk mund të fitojë duke përjashtuar meritën, votën dhe kontributin dhe duke futur anonimë që nuk i njeh askush përveç rrjeteve sociale si fansa të uzurpatorit!
Nëse duam të largojmë Edi Ramën, duhet të largojmë më parë pengesën më të madhe të opozitës: Sali Berishën, i cili është kthyer në kambalecin politik të Edi Ramës.
Ne nuk do i lemë demokratët të vetëm, kontributi i tyre do të vlerësohet!
“Braktisi Parlamentin”, Salianji: Berisha i vendosur t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 11:00:21
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


