Shqipëria është kthyer në një vend mjaft tërheqës për të jetuar pwr shtetsait e huaj huajt. Media amerikane CNNi ka kushtuar një vemendje të veçantë mundësive që ofron Shqipëria për të jetuar ku ndërthuren jo vetëm bukuritë e natyrs por edhe kostot e përballueshme.
Shqipëria, e vendosur në Gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore shkruan CNN sipas të dhënave zyrtare, vendi kishte gati 22,000 të huaj me leje qëndrimi në fund të vitit 2024, nga të cilët më shumë se 3,000 ishin nga “Amerika, Afrika ose Oqeania” – një rritje me gati një të katërtën nga viti 2023.
Disa nga arsyet janë kërkesat fleksibile të qëndrimit për qytetarët amerikanë, të cilët nuk janë të detyruar të marrin vizë ose leje qëndrimi për qëndrime deri në një vit. Përveç kësaj, kostoja e jetesës në Shqipëri është gjithashtu dukshëm më e ulët se në disa vende të tjera evropiane.
Kjo sipas cnn është një lehtësi e madhe ndërkohë që vendet e “Katërshes së Madhe” të Evropës (Italia, Spanja, Franca dhe Portugalia) po aplikojnë politika imigracioni gjithnjë e më të ashpra, Shqipëria ofron një nga regjimet më bujare të vizave në botë për qytetarët e SHBA-së.
Në shkrim thuhet se në Shqipëri mund të jetosh me 1,000 dollarë në muaj, duke u transformuar në një vend të shkëlqyer për të filluar një biznes pune në distancë. Nëse vendos të qëndrosh më gjatë pas atij viti të parë, mund të aplikosh lehtësisht për një vizë nomade digjitale”,
Interesi i qytetarëve amerikanë por edhe atyre me shtetësi evropiane për Shqipërinë lidhet me natyrën e paprekur, vijën bregdetare të bukur, koston e ulët të jetesës dhe mikpritjen tradicionale. Ata janë të vendosur kryesisht në Qytete si Tirana, Saranda apo Vlora.
CNN: Shqipëria, “Amerika” e re“ e preferojnë për të jetuar, kosto të përballueshme jetese dhe natyrë e veçantë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-13 14:16:47
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


