Nga Ylli Pata
Shkrehja e armës së Cole Thomas Allen në hotelin Hilton në Washington D.C, aty ku ndodhej kupola drejtuese e Shtëpisë së Bardhë, me në krye Presidentin Donald Trump, është vetëm një episod i një dhune politike që ka përfshirë SHBA që prej vitit 2016.
Kur Trump fitoi papritur ndaj Hillary Clinton-it, situata isht tejet e acaruar, edhe prej gjuhës së ashëpr të miliarderit nga New York-u, e në veçanti bazës së tij radikale të MAGA që akuzonte kundërshtarët për pedofili dhe rrëmbim fëmijësh.
Sapo la detyrën në përfundim të mandatit të tij të dytë, Barack Obama, në një fjalimi publik, u bëri thirrje bazës demokrate të qetësoheshin dhe të pranonin Trump si Presidentin e tyre.
Por në realitet, shumica e Partisë Demokratike Amerikane ndoqi një tjetër linjë, e cila u kthye në strategji politike. Ata mendonin se nxitja dh ushqimi i grupeve radikale të majta dhe ekstremiste, mund të rriste bazën e votuesve demokratë. Një ndjenjë që ishte kthyer në armë politike; delegjitimimi i presdentit të zgjedhur.
Akt dhe fakt që nisi mëë shumë se një dekadë e gjysmë më parë, kur në vitin 2000, Al Gore humbi presidencën për një grusht votash të zgjdhësve të Floridas.
Pas mbylljes së numërimit në Florida, Al Gore telefonoi Bushin e ri për t’i uruar fitoren dhe më pas u kërkoi mbështësve të njihnin presidentin e ri. Që nuk u ndoq nga shumica e bazës demokrate, nga e cila u farkëtua fitorja e Barack Obama-s në zgjedhjet e 2008-s.
E cila mbolli shpresë të madhe te njëri krah politik, sidomos pjesa e diskriminuar dikur, ku asaj u mbush mendja që nuk mund të marrin vetëm dy mandate, por edhe më shumë, çka solli efektin e kundërt, ku gjithmonë çdo veprim ka reagimin apo reaksionin e tij.
Republikanët gjetën Donald Trump me ekuipazin e tij të strategëve, që shkoi në zemër të gjithë grupeve radikale për t’i kthyer ata në një masë në realpolitikë, me një bombë atomike të verbit politik, ku akuzat e shpifjet ju ngjeshën “përbindshit” magjik tëë rrjeteve sociale, që shkaktuan intakoksikimin masiv të mjedisit politik në të gjithë botën, duke faktorizuar në radhë të parë “Kuajt e egër” që dhunën politike e kthyen në instrument.
Siç ndodh gjithmone: çtë mbjellësh do korrësh, tashmë kjo mënyrë është kthyer në boomerang, ku konfrontimi e jo përballja është çelësi i fitores.
Kjo mënyrë u përhap si vaji në lakra edhe në Europë, ku kauzat radikale po nxjerrin në krye “shpëtimtarë” demagogë që premtojnë revolucione e mrekullira.
Për tu qetësuar e rehatohet kjo dalldi, mjedisi politik duhet të presë evolimin e ekstremistëve dhe daljen e atyre që guxojnë të dalin në mejdan të betejës politike me argumente dhe përballje.
Në këtë mjedis që ndikon dhe do të ndikojë gjithmonë në “fshatin” tonë, i cili merr e jep nga kjo botë globale, nga të mirat e deri tek çdo budallallëk që scrollohet në rrjete, shqetësimi është se një dominim apo zgjerim i dhunës politike mund të na rrezikojë edhe më shumë.
E përgjigja që natyrisht kanë disa vjen e menjëhershme në formën e një pyetje retorike: Më shumë se kaq? Shqipëria që nga rrëzimi i komunizmit u përzhit egërsisht nga dhuna politika, sa aroma e athët e barutit të 1997-s në çdo qendër të banuar shqiptaret shkatërroi gjenerata dhe lemerisi botën.
Ajo traumë krijoi një “jastëk social” që specialistët e sndazve e quajnë “elektorati gri”, i cili deri tani pas 1997 ka qenë determinant në amortizimin e mjedisit.
Por jastëkut, siç ndodh herë pas here mund t’i hiqen puplat, në fillim si për lojë deri sa shejtanët duan të dalin nga shishja. Aktalisht shejtanët e lemerisë, duan të hyjnë në shishen për tu rizjedhur përsëri…
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-26 17:54:25
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


