Të enjten më 2 prill, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare ku pritet të zgjidhen anëtarët e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës si dhe një anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Propozimet e Partisë Socialiste për Bordin e Autoritetit të Konkurrencës janë Denar Biba dhe Eldian Balla, ndërsa me propozim të Këshillit të Ministrave, pritet të zgjidhet Diana Dervishi për Këshillin Drejtues të AKEP-it.
Në rendin e ditës janë planifikuar gjithashtu dy interpelanca.
Njëra do të jetë me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku, dhe një tjetër me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili do të përballet me tre deputetë opozitarë, Klevis Balliu, Arjan Ndoja dhe Erald Kapri.
Seanca e së enjtes, që nis në orën 10:00, përfshin gjithashtu shqyrtimin e disa projektligjeve dhe projektvendimeve, mes të cilave:
-Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006″.
-Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ”.
-Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”.
-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””.
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019,“Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”.
-Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 61/2025, “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
-Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
Seanca do të vijojë me diskutime dhe pyetje-përgjigje për secilin projektligj, si dhe me çështje të tjera jashtë rendit të ditës.
Të enjten Kuvend/ Zgjidhen anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP-it, dy interpelanca me Ramën e Lamallarin 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-31 20:17:05
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


