Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas akuzave të kryetarit të partisë, Sali Berisha, i cili pretendoi se është i “pa denjë” për forcën politike dhe lidhjet e tij me eksponentë të krimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji mohoi kategorikisht çdo vetëpërjashtim dhe theksoi se ka qenë gjithmonë pjesë aktive e Partisë Demokratike, me kontribut dhe sakrifica që përfshijnë edhe përballje me drejtësinë.
Reagimi i plotë i Salianjit:
Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartesojmë, por pyetjet mbeten; a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike? Kur?
A mbahet përgjegjesi për rezultatet dhe premtimet?
A mundet një kandidat të përjashtojë kandidatin tjetër?
Se në mungesë të garës, shpiken romane me “vetëpërjashtime”.
Unë nuk jam vetëpërjashtuar nga askund. Përkundrazi, kam qenë dhe jam pjesë e Partisë Demokratike, me kontribut, sakrifica deri në burg politik, me përballje reale dhe fitore për demokratët!
Problemi nuk është kush “përjashtohet”, por pse nuk lejohet gara, se Sali Berisha apo kushdo tjetër mund të thotë çfarë të dojë për mua, por nuk mund të shmangë pyetjen kryesore: pse i trembet garës?
Unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë, këtë kërkojnë demokratët, shoqëria dhe partnerët!
Pjesa tjetër është propagandë për të mbuluar frikën.
Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës? 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-26 14:16:08
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


