Avokati Dorian Matlija ka resaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë
Ai u shpreh se do të vazhdojë të jetë pjesë e protestës qytetare, por do të distancohet nga mikrofoni, përfaqësimi i vetëshpallur, fantazitë institucionale dhe çdo aksion që i jep alibi pushtetit.
Reagimi:
DEKLARATË DISTANCIMI
Unë jam dhe do mbetem pjesë e protestës qytetare. Jam në këtë protestë për natyrën, për Vjosë-Nartën, për flamingot, për transparencën, kundër korrupsionit, kundër kapjes së shtetit dhe arrogancës së pushtetit.
Për arsye se dua që kjo protestë të ketë sukses, sot distancohem qartë nga:
- Mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur. Askush nuk ka mandat të flasë në emër të popullit vetëm pse ka kapur një mikrofon, ka hipur në një shkallë apo ka krijuar një grup Whatsappi. Protesta nuk ka nevojë për fytyra të vetëshpallura. Populli flet vetë, me praninë masive në shesh, me korin, me pankartat, me këngët, dhe me dinjitetin.
- Fantazitë institucionale të analfabetëve kushtetues të veshura me flamur patriotik. Distancohem nga kuvendet imagjinare, sekretariatet patriotike, qeveritë teknike të shpikura, listat e shpallura pa logjikë juridike dhe kërkesat që ngatërrojnë dëshirën me Kushtetutën.
- Çdo aksion që i jep alibi pushtetit. Distancohem nga vezët, gurët, thyerjet, dhuna, teoritë konspirative dhe çdo sjellje që e kthen protestën nga kauzë qytetare në karikaturë apo alibi të përdorshme nga qeveria.
Për shumë ditë heshta, si shumë të tjerë, për të mos e përçarë protestën. Por kjo heshtje, e imja dhe shumë të tjerëve si unë, u dha terren atyre që sot sillen sikur janë pronarë të saj. Tani nuk është koha të heshtim, sepse pikërisht kjo heshtje po e lë protestën dhe të gjithë energjinë e saj të shumicës dërrmuese të protestuesve, të shpërdorohet. Një moment i tillë historik nuk vjen më për një kohë të gjatë.
Nuk pranoj t’u bëj drafte, nene dhe teknikalitete ligjore ideve të paqarta të atyre që vetëshpallen ideologë, heronj dhe fytyra të protestës, ndërsa të tjerët t’i përdorin si noterë të konfuzionit të tyre. Unë mund të mbroj protestues të arrestuar, kushdo qofshin ata, për t’u garantuar një proces të rregullt ligjor, respektim të të drejtave procedurale dhe mbrojtje nga çdo abuzim shtetëror. Por mbrojtja ligjore e një protestuesi nuk do të thotë miratim i metodës, i aksionit apo i delirit politik që shpërfaq ndonjë segment apo grup i caktuar.
Në asnjë moment nuk distancohem nga protesta. Distancohem vetëm nga ata që po përpiqen ta marrin peng dhe me dashje apo pa dashje po e dëmtojnë atë.
Protesta duhet të kthehet aty ku ishte më e fortë, te qytetarët, te natyra, te flamingot, te masiviteti, te humori, te pankartat gjithë fantazi dhe te kërkesa e qartë politike për dorëheqjen e një pushteti kriminal dhe arrogant.
Populli është protagonisti i vetëm. Gjithçka tjetër është zhurmë që me dashje ose pa dashje i shërben pushtetit.
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 21:00:25
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


