• News
  • Investigations
  • Online Store IUSTITIA
  • Real Estate agency
  • Petar Nizamov
  • Fitness & Wellness coach
  • Food Delivery
  • Charcoal retail
  • Firewood Wholesale
  • Charcoal Wholesale
  • Web Development agency
alarbyh العربية dk Dansk de Deutsch gr Ελληνικά en English bg български czech Čeština es Español fr Français il עברית hr Hrvatski hu Magyar it Italiano lt Lietuviškai lv Latviešu valoda mk македонски јазик no Norsk Bokmål nl Nederlands pl Polski pt Português ro Română ru Русский sk Slovenčina si Slovenščina sr Српски језик se Svenska tr Türkçe ua Українська japan 日本語 thai ไทย iran فارسی china 中文 (中国) belarus Беларуская мова osterreich Deutsch Austria schweiz Deutsch Switzerland shqiperia shqiperia usa English USA bih Bosanski
Tuesday, November 3, 2026
Лого на сайт за разследваща журналистика и задълбочени публикации по теми от обществен интерес
  • Advertise with us
  • About Us
  • News 2025
  • World News
  • USA
  • Regional
    • Israel Today | News from Israel
    • Dubai Today | UAE Dubai News
    • Middle east Today | Arabic News
    • Germany Today | News from Germany and Austria
    • News in Russian | News from Russia
    • Netherlands Today | News from Belgium and Holland
    • Italy Today | Italian News
    • Spain Today | Spanish News
    • Germany Today | The News from Germany
    • Greece Today | The News from Greece and Cyprus
    • Poland Today | News from Poland
    • Czech Republic Today | News from Prague Brno
    • Hungary Today | News from Hungary
    • Slovenia Today | News from Slovenia
    • Romania Today | News from Romania
    • News from Bulgaria
    • Turkey Today | News from Turkey
  • Bulgaria
    • News from Bulgaria
    • The latest from Bulgaria
    • Politics in Bulgaria
    • The news from Burgas Bulgaria
    • Interview from Bulgaria
    • Bulgarian Court System
    • DISTRICT COURT – BURGAS and Burgas Prosecutor’s Office
    • Corruption in Bulgaria
    • Sport
    • The most important from Bulgaria
  • Analyses
  • Investigations
  • Scientific articles
  • Fitness
  • Videos
  • Women’s fashion
  • Men’s fashion
  • Questions
  • shqiperia
    • العربية
    • Dansk
    • Deutsch
    • Ελληνικά
    • English
    • български
    • Čeština
    • Español
    • Français
    • עברית
    • Hrvatski
    • Magyar
    • Italiano
    • Lietuviškai
    • Latviešu valoda
    • македонски јазик
    • Norsk Bokmål
    • Nederlands
    • Polski
    • Português
    • Română
    • Русский
    • Slovenčina
    • Slovenščina
    • Српски језик
    • Svenska
    • Türkçe
    • Українська
    • 日本語
    • ไทย
    • فارسی
    • 中文 (中国)
    • Беларуская мова
    • Deutsch Austria
    • Deutsch Switzerland
    • shqiperia
    • English USA
    • Bosanski
  • Contact us
No Result
View All Result
  • Advertise with us
  • About Us
  • News 2025
  • World News
  • USA
  • Regional
    • Israel Today | News from Israel
    • Dubai Today | UAE Dubai News
    • Middle east Today | Arabic News
    • Germany Today | News from Germany and Austria
    • News in Russian | News from Russia
    • Netherlands Today | News from Belgium and Holland
    • Italy Today | Italian News
    • Spain Today | Spanish News
    • Germany Today | The News from Germany
    • Greece Today | The News from Greece and Cyprus
    • Poland Today | News from Poland
    • Czech Republic Today | News from Prague Brno
    • Hungary Today | News from Hungary
    • Slovenia Today | News from Slovenia
    • Romania Today | News from Romania
    • News from Bulgaria
    • Turkey Today | News from Turkey
  • Bulgaria
    • News from Bulgaria
    • The latest from Bulgaria
    • Politics in Bulgaria
    • The news from Burgas Bulgaria
    • Interview from Bulgaria
    • Bulgarian Court System
    • DISTRICT COURT – BURGAS and Burgas Prosecutor’s Office
    • Corruption in Bulgaria
    • Sport
    • The most important from Bulgaria
  • Analyses
  • Investigations
  • Scientific articles
  • Fitness
  • Videos
  • Women’s fashion
  • Men’s fashion
  • Questions
  • shqiperia
    • العربية
    • Dansk
    • Deutsch
    • Ελληνικά
    • English
    • български
    • Čeština
    • Español
    • Français
    • עברית
    • Hrvatski
    • Magyar
    • Italiano
    • Lietuviškai
    • Latviešu valoda
    • македонски јазик
    • Norsk Bokmål
    • Nederlands
    • Polski
    • Português
    • Română
    • Русский
    • Slovenčina
    • Slovenščina
    • Српски језик
    • Svenska
    • Türkçe
    • Українська
    • 日本語
    • ไทย
    • فارسی
    • 中文 (中国)
    • Беларуская мова
    • Deutsch Austria
    • Deutsch Switzerland
    • shqiperia
    • English USA
    • Bosanski
  • Contact us
No Result
View All Result
Logo e një mediaje për gazetari investigative me publikime, analiza dhe materiale të dokumentuara me interes publik
No Result
View All Result

Dy anët e konsumit, shqiptarët dominojnë me makarona e oriz, turistët me ushqime të gatshme e alkool 2026

Юстиция Иванова by Юстиция Иванова
October 17, 2026
in Новини
0

Turizmi ndryshon shportën e konsumit, por nuk e zëvendëson emigracionin. Makaronat dhe orizi janë produktet me peshën më të lartë të konsumit te shporta ushqimore.

Por ardhja e turistëve ka rritur kërkesën edhe për produkte të gatshme, snack-e, pije freskuese dhe alkoolike. Emigracioni dhe rritja e çmimeve vijojnë të ndikojnë te pakësimi i kërkesës nga konsumatori vendas, ndërsa efekti i turizmit mbetet sezonal.

Këtë vit ardhja e turistëve të huaj ka ndryshuar peshën e konsumit për produktet e shportës ushqimore. Makaronat dhe orizi zunë peshën kryesore të konsumit te produktet e shportës për vendasit (përfshirë edhe produktet e freskëta sezonale të bulmetit dhe mishit), sipas drejtuesve të supermarketeve dhe distributorëve për rrjetin retail.

Por ardhja e turistëve gjithashtu pasuroi tendencën për më tepër konsum për produkte të gatshme, snack-eve (ushqimit të shpejtë), pijeve freskuese dhe alkoolike. Sipas të dhënave të Doganave, për muajt janar-gusht 2026, produktet e makaronave dhe orizit kanë pasur sasinë më të lartë të importeve për gati një dekadë.

Konkretisht për periudhën janar-gusht 2026 u importua një sasi prej rreth 14 milionë kg makarona. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, sasia e importit u rrit me 7%. Importet e periudhës shënuan rritje edhe në vlerë me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të mëparshme. Të dhënat për periudhën 2018–2026 tregojnë se sasia e makaronave të importuara gjatë janar–gushtit 2026 është ndër nivelet më të larta të regjistruara për 9 vitet e fundit. Në raport me vitin 2018, importet e makaronave janë rritur me rreth 5%.

Për periudhën janar–gusht 2026, sipas të dhënave të Doganave, në Shqipëri u importuan rreth 15.4 milionë kg oriz, me rritje prej 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importet e orizit shënuan rënie në vlerë, me rreth 5% më pak krahasuar me janar–gushtin 2025.

Mbi 7 milionë të huaj në Shqipëri, turistët sjellin tjetër shportë ushqimore

Në Shqipëri, për muajt janar-korrik kanë hyrë 7 milionë shtetas të huaj, sipas të dhënave për lëvizjen e shtetasve të publikuara nga INSTAT. Në raport me të njëjtën periudhë, numri i shtetasve të huaj që hynë në vend, u rrit me 6.4%. Nga të dhënat, rezulton se në muajin korrik 2026 është regjistruar numri më i lartë i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri në dekadën e fundit. Konkretisht në korrik 2026 në vend hynë 1.9 milionë shtetas të huaj, nga 1.8 milionë që ishte numri i tyre në korrik 2025. Lëvizja e të huajve u rrit me 7.1%. Por ardhja e turistëve ndryshoi edhe peshën e konsumit për produktet e shportës ushqimore, duke e pasuruar me më tepër kërkesë për ushqim të paketuar dhe të gatshëm, snack, pije freskuese dhe alkoolike.

Drejtues të supermarketeve dhe distributorëve të ushqimeve njëherazi vërejnë se konsumi i turistëve ndryshon ndjeshëm nga i familjeve shqiptare. Sipas tyre, turistët kanë tendencë të blejnë më shumë produkte të gatshme dhe pije, ndryshe nga vendasit, që peshën kryesore të kërkesës e kanë produktet bazë ushqimore.

Kategoritë si orizi, makaronat, vaji i lulediellit, sheqeri dhe mielli mbeten produkte me ndjeshmëri të lartë ndaj çmimit dhe aktiviteteve promocionale, ndërsa te bulmeti, vezët, mishi i pulës dhe sallamet, kriteret e freskisë, cilësisë, origjinës dhe raportit çmim–cilësi po marrin peshë më të madhe në vendimmarrje”, pohon ajo.

Në përgjithësi, turistët orientohen më shumë drejt produkteve të konsumit të menjëhershëm, ujit dhe pijeve, produkteve të freskëta, snack-eve, artikujve për mëngjes, fruta-perimeve, produkteve lokale dhe formateve të përshtatshme për qëndrime të shkurtra. Me përfundimin e sezonit turistik, tendenca i rikthehet konsumit të produkteve elementare të shportës ushqimore. Për konsumin e produkteve të gatshme, ndër më të kërkuarat nga turistët e huaj, me largimin e tyre kërkesa po zëvendësohet nga kërkesa e fëmijëve për ushqim të gatshëm që merret në shkollë.

Rriten importet e drithërave dhe të sheqerit

Rritje janë shënuar edhe tek importet e drithërave. Sipas të dhënave të Doganave, për muajt janar-gusht, u importuan rreth 131 mijë tonë grurë. Krahasuar me janar-gusht 2025, importet u rritën me 5%. Shoqata e Përpunuesve të Miellit ka ngritur shqetësimin e rënies së konsumit për produktet me përbërje brumi për shkak të ndryshimeve demografike, të cilat nuk arrijnë të përmirësojnë kërkesën pavarësisht ardhjes të turistëve.

Gjithashtu anëtarë të shoqatës dhe përpunues të miellit kanë shpjeguar më herët se gjatë periudhës së verës importet e grurit rriten me qëllim që fabrikat e blojës të krijojnë rezervat e periudhës dimër-pranverë, pasi me korrjet e reja nuk mund të parashikohet se sa mund të arrijë çmimi i grurit.

Rritja ka vijuar edhe për importet e misrit. Sipas të dhënave të Doganave, në muajt janar–gusht u importua një sasi prej 89 mijë tonësh misër. Kjo është sasia më e lartë e importeve në dekadën e fundit. Importet e misrit u rritën me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për të dytin vit radhazi, sasia e importeve të misrit vazhdon të mbetet e lartë, pasi në vend përdorimi i misrit të importuar lidhet më tepër me ushqimin për blegtorinë sesa me konsumin e drejtpërdrejtë.

Blegtorët kanë sqaruar disa herë se, për shkak të çmimit më të leverdishëm të importit, për ta është më ekonomik të blejnë misër për kafshët nga jashtë sesa të përdorin prodhimin vendas. Rritje ka pasur edhe për importet e sheqerit. Në muajt janar-gusht sipas të dhënave të doganave, u importua një sasi prej rreth 38 mijë ton sheqer. Krahasuar me të njëjtën periudhë të mëparshme, importet u rritën me 4%.

Bien importet për grupin e vajrave, Importuesit: Konsumatori i orientuar drejt markave të lira

Importet për produktet e grupit “vajra dhe dhjamëra kafshore, vegjetale” kanë shënuar rënie gjatë shtatë muajve të parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-korrik u importuan rreth 22.3 milionë kg produkte të këtij grupi, me rënie prej 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tregun e vajit të lulediellit, importuesit vërejnë se konsumatori vijon ta përdorë këtë produkt, por është orientuar gjithnjë e më shumë drejt markave më të lira, si pasojë e presionit mbi fuqinë blerëse.

Sipas importuesve, rritja këtë vit e çmimeve ndikuar nga shtrenjtimi i naftës pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme dhe ndryshimet demografike të popullsisë, mbeten faktorët kryesorë që ndikon te zgjedhja e konsumatorit. Sipas tyre veçanërisht tkurrja e konsumatorit aktiv të familjeve të reja, ka ndikuar te rënia e kërkesës.

“Gjatë periudhës qershor-shtator, kërkesa për vaj luledielli paraqitet relativisht e pandryshuar krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me 5 vite më parë, konsumi ka rënë nga 10 deri në 12%. Emigracioni dhe largimi i popullatës në moshë të re aktive, që zë peshën kryesore për konsumin e produkteve të shportës ushqimore, është faktori kryesor që ka ndikuar në rënien e konsumit ndër vite. Teksa rritja e çmimit të vajit të lulediellit ka ndryshuar te rënia e fuqisë blerëse vendase.

Çmimi i vajit të lulediellit gjatë këtij viti është luhatur kryesisht në intervalin 170–190 lekë për litër, nga rreth 170–180 lekë për litër që u tregtua vitin e kaluar. Rritja e çmimit është ndikuar nga shtrenjtimi i kostove të transportit pas ndryshimeve të çmimit të naftës. Përballë këtyre kostove, konsumatori po tenton të amortizojë efektin përmes zgjedhjes së markave ekonomike, ndërsa nga industria është rritur përdorimi i vajit të palmës”, pohoi për “Monitor” një nga importuesit e vajit të lulediellit.

Konsumatori shkon drejt detergjentëve më të lirë

Sasia e importeve të grupit “sapun dhe preparate larëse” për muajt janar-korrik 2026 u rrit me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-s. Kjo është sasia më e lartë e importeve për periudhën 7-mujore të 8 viteve të fundit. Por prodhuesit e detergjentëve në vend pohuan se konsumatori po kërkon më shumë alternativa ekonomike dhe po tregohet më i kujdesshëm në zgjedhjen e produkteve.

Një nga format e kursimit është edhe zgjedhja e paketimeve më të vogla ose e produkteve me raport më të favorshëm çmim-sasi. Për shembull, në kategorinë e detergjentëve vihet re kalimi drejt paketimeve të tilla si 1.3 kg, me rreth 22 larje, në vend të paketimeve më të mëdha në sasinë e 1.5 kg. Operatorët theksojnë edhe faktorë demografikë, si emigracioni dhe plakja e popullsisë, të cilët ndikojnë në tkurrjen e konsumatorit aktiv dhe, për rrjedhojë, në konsumin e disa kategorive të produkteve.

Për këtë industri, zgjerimi drejt tregjeve të huaja po shihet gjithnjë e më shumë si një mundësi për të kompensuar kufizimet e tregut vendas. Rreth tre të katërtat e aktivitetit lidhen me përpunimin, ndërsa kompanitë po kërkojnë të zgjerojnë eksportet, fillimisht drejt tregjeve të afërta, përfshirë Kosovën dhe Ukrainën, ku hapësirat për produkte të importuara dhe të përpunuara paraqiten më të mëdha. Në këtë drejtim, operatorët vlerësojnë se nevojiten politika që mbështesin prodhimin dhe eksportin, por edhe instrumente të tilla si subvencionet për magazinimin dhe marketingun.

Turizmi nuk sjell të njëjtin efekt për prodhimin vendas

Turisti i huaj në Shqipëri nuk është thjesht një vizitor, por konsumator shtesë që po krijon kërkesë të re për ushqime, ndryshe nga kërkesa e vendasve, duke konsumuar më tepër pije, ushqim të gatshme të paketuar që shitet në supermarkete dhe produkte të freskëta.

Por turistët e huaj priren të konsumojnë më tepër produkte të markave të huaja, sesa prodhimin vendas. Tendenca po ndikon në rritjen e shitjeve të sektorit retail, por nga ana tjetër po dëmton kërkesën për prodhime vendase. Ndikimi i turizmit nuk është i njëjtë për të gjitha kategoritë e produkteve. Prodhuesit e pijeve freskuese të markave ndërkombëtare, pohojnë se kërkesa ka mbetur e ngjashme me një vit më parë dhe se turizmi nuk ka arritur të sjellë rritje të ndjeshme të kërkesës për pijet freskuese.

Ndërkohë, edhe në segmentin e mikrobirrarive artizanale, operatorët evidentojnë ndikimin e sezonit turistik dhe ndryshimet në kërkesën për produkte lokale. Në tregun vendas, çmimet e birrës artizanale variojnë nga 250 deri në 300 lekë për gotë, ndërsa në disa struktura, çmimi arrin në 500–600 lekë për gotë. Për këtë arsye, prodhuesit e vegjël përsërisin kërkesën për rishikimin e nivelit të akcizës për këtë kategori të prodhimit artizanal në vend, si dhe për rritjen e fushatave promovuese nga institucionet shtetërore, me synim nxitjen e konsumit të produkteve “Made in Albania”.

Turizmi nuk e zëvendëson emigracionin, kompanitë kërkojnë strategji të reja për zgjatje të sezonit

Megjithëse turizmi po krijon flukse shtesë konsumi, operatorët e tregut vlerësojnë se ai nuk mund të kompensojë plotësisht ndikimin e emigracionit. Për këtë arsye, zgjatja e sezonit turistik shihet si një nga sfidat kryesore për ekonominë dhe sektorin retail. Pas përfundimit të sezonit, efekti bie ndjeshëm dhe kjo mbetet një nga sfidat kryesore për sektorin. Qeveria, në bashkëpunim me grupet e interesit, duhet të nxisë përmes politikave zgjatjen e sezonit turistik, çka do të ndikonte në rritjen e kërkesës dhe qëndrueshmërinë e saj gjatë pjesës tjetër të vitit.

Turistët “low cost”, shtojnë shitjet në retail

Shumica e turistëve që vijnë në vend janë të kategorisë “low cost”, e cila reflektohet më së miri në mënyrën sesi shpenzojnë për ushqim. Shumë prej tyre kanë zgjedhur të mos i konsumojnë të gjitha vaktet në restorant apo në hotel, por të blejnë ushqime të gatshme, por edhe të freskëta në supermarkete dhe t’i konsumojnë në apartamentet ku janë akomoduar.

Por kjo tendencë e sjelljes konsumatore të turistit të huaj, po i jep shtysë të konsiderueshme shitjeve në rrjetin retail. “Një tendencë që vëmë re në rritje është se konsumi i turistëve është i orientuar edhe drejt produkteve që konsumohen në shtëpi apo në strukturat akomoduese dhe jo vetëm në restorante. Sipas kësaj tendence, turizmi po krijon një kanal të dytë konsumi përtej HORECA-s, duke e bërë retail-in një përfitues të drejtpërdrejtë të fluksit të turistëve.

Megjithatë, kërkesa e krijuar nga turistët e huaj mbetet e lidhur ngushtë me sezonin turistik dhe me kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në vend. /Monitor/

Dy anët e konsumit, shqiptarët dominojnë me makarona e oriz, turistët me ushqime të gatshme e alkool 2026

IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-17 08:02:11

Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

IUSTITIA

Tags: EKONOMİKryesoretSociale
Previous Post

Sulmet ruse në Ukrainë/ Të paktën 8 të vrarë dhe 60 të plagosur 2026

Next Post

Peqin/ Sherri për pronën, tentoi të vriste fqinjin me kosore, arrestohet 62-vjeçari 2026

Next Post
Γιατί δεν λύνονται τα κυκλοφοριακά προβλήματα σε θεσσαλονίκη και αθήνα; απαντήσεις δίνει ο συγκοινωνιολόγος γ. Γιαννόπουλος 2026

Γιατί δεν λύνονται τα κυκλοφοριακά προβλήματα σε Θεσσαλονίκη και Αθήνα; Απαντήσεις δίνει ο συγκοινωνιολόγος Γ. Γιαννόπουλος 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Rating

Search / Търси в сайта

No Result
View All Result
гугъл новини, гоогле новини, гугъл нюз, гъгъл нюз, google news, news google, google.bg, news.google.bg, Юстиция, новини, последното, най-важното, видео, телевизия, радио, Новини, петър низамов

Recent Posts

  • “Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin! 2026
  • Sokol Kushta, emri shqiptar në historinë e “Topit të Artë” 2026
  • Zelensky: I bëra tre propozime Trumpit për të ndaluar sulmet ndaj rafinerive ruse, ai nuk iu përgjigj asnjërës prej tyre 2026
  • Lula fiton mandatin e katërt si president i Brazilit, Bolsonaro refuzon të pranojë humbjen 2026
  • “El Clasico”/ Reali ‘mbretëron’ në Camp Nou, shtyp Barcelonën dhe i afrohet në renditje! Murinjo përsërit festën Mbappe ‘macja e zezë’ e katalanasve (VIDEO) 2026
  • Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri 2026
  • “Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi 2026
  • Erjon Vishkulli në Itali për kurim, familja kundërshton deklaratën e Ramës, kryeministri reagon sërish: Shpenzimet u mbuluan nga shteti 2026
  • “Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin 2026
  • VIDEO/ Protesta në aeroportet gjermane kundër deportimeve të azilkërkuesve 2026
  • “Drejtësi e dobët, e padrejtë”/ Policia identifikon dhunuesit, Minxhozi: Të mos lirohen për t’u kthyer në karburant për protestën 2026
  • Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë! 2026
  • “Qori, Lapaj dhe Shehaj pjesë e Antifa”/ Avokati: Protesta antishqiptare! “Grupi i zjarrit” i Saliut i përfshirë, nuk duan integrimin! 2026
  • Shtatzënë në moshën 52-vjeçare, aktorja tregon si e mbajti të fshehtë lajmin e ëmbël për 7 muaj 2026
  • Caprile bëhet shqiptar, a do e shohim në portën e Kombëtares? 2026
  • Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë 2026
  • Gjykata liron dhunuesit e Gjykatës së Apelit/ Leka: Prokurorët e gjyqtarët, mungesë profesionalizmi dhe dinjiteti 2026
  • “Forcat ballafaqohen në zgjedhje”, Rama: Dhuna nuk është ide, por krim 2026
  • Si i kanë ndryshuar luftërat në Lindjen e Mesme rrjedhat e transportit të naftës? 2026
  • “Gurët janë armë e ftohtë në duart e protestuesve”- Ministri Gonxhja: Nuk e ktheni dot bulevardin në tortë pavarësie! Pamjet janë të qarta 2026
  • Trump akuzon Iranin se po përpiqet të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA 2026
  • Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës 2026
  • Tmerr në SHBA/ Policia hap zjarr ndaj makinës për vjedhjen e pelenave, vritet 1-vjeçari në krahët e nënës 2026
  • Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
  • Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
  • 117 vite jetë, shtatë fëmijë dhe pesë breza, historia e jashtëzakonshme e Qamile Marrës jehonë në mediat botërore 2026
  • 117 vite jetë, shtatë fëmijë dhe pesë breza, historia e jashtëzakonshme e Qamile Marrës jehonë në mediat botërore 2026
  • Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri” 2026
  • Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
  • Evropa përballë valës së protestave, nga kriza e strehimit te përplasjet e dhunshme: Çfarë po i nxjerr qytetarët në rrugë 2026
  • Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
  • Autori punonjës i Policisë Ushtarake, ky është 40-vjeçari që dyshohet se vrau dy vëllezërit në Bathore 2026
  • 10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
  • Sulmi nga persona të maskuar në Komisariatin nr.3, Hita: U plagosën 10 policë, u rrezikua jeta e personave të shoqëruar 2026
  • Sulmi ndaj komisariati nr.3/ Hita: U rrezikua jeta e efektivëve, 10 prej tyre mbetën të plagosur 2026
  • Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut 2026
  • Protestuesit rrethohen nga policia, largohen me vrap drejt Pazarit të Ri 2026
  • Sulmohet komisariati 3/ Lëndohen 10 policë, pas sulmit të protestuesve 2026
  • Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë 2026
  • Merz: Nuk duhet të braktisim Ukrainën 2026
  • Protestat dhe dhuna, reagon Arqipeshkvi i Shkodrës: Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës 2026
  • Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë 2026
  • Gogu reagon pas zjarrit në Gjykatën e Lartë: Nuk u godit qeveria, por e drejta e qytetarëve për drejtësi 2026
  • Koçiu: E papranueshme dhuna në Tiranë/ Zv.kryeministrja: Dhuna ndaj punonjësve të policisë duhet dënuar me forcë 2026
  • “Aktet në bulevard rrezikojnë përplasje civile”, Karamuço: Ja çfarë tregon mbërritja e RENEA 2026
  • Do të pendoheni, por do të jetë vonë! 2026
  • Historia e fotos kur tifozi hyri në fushë dhe sabotoi VAR-in 2026
  • Pamjet me dron nga ABC News: Ndërhyn policia, largohen protestuesit 2026
  • Skena lufte në Bulevard, Drejtori Hita u bashkohet uniformave blu te Kryeministria 2026
  • Pamjet e rënda/ Protesta e dhunshme, ndërhyn autoambulanca merr me urgjencë një person 2026
  • Protesta në Shkodër, policia shoqëron disa të rinj pas djegies dhe rrëzimit të koshave të mbeturinave 2026
  • “Beteja” zhvendoset te Kryeministria/ Protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë 2026
  • Bardheblutë triumfojnë 1-0 kundër Laçit, por vëmendjen e merr largimi i ‘Fanatics’ 2026
  • Bardheblutë triumfojnë 1-0 kundër Laçit, por vëmendjen e merr largimi i ‘Fanatics’ 2026
  • Situatë kaotike, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbulohet nga tymi, i vihet sërish flaka biznesit privat 2026
  • QKUM reagon pas bllokimit të ambulancës në protestë: Çdo vonesë mund të kushtojë një jetë 2026
  • Protestuesit e shtrirë përtokë pas arrestimit, avokati Petraj: Pamjet nuk janë filmuar në komisariatet e Tiranës 2026
  • Protestuesit largohen nga Rruga e Durrësit, marshojnë drejt selisë së PS-së 2026
  • Dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara/ Ibrahimaj: Bizneset e vogla të regjistrojnë dhe paraqesin dëmet 2026
  • Papa Leoni XIV del nga spitali pas operacionit në mushkëri 2026
  • Dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara/ Ibrahimaj: Bizneset e vogla të regjistrojnë dhe paraqesin dëmet 2026
  • Goli i vitit nga Iraku/ Një mrekulli nga futbollisti tunizian në përballjen e kampionatit 2026
  • Dy të ndaluar për ngjarje kriminale në Tiranë, njëri qëlloi me armë drejt një servisi në Kashar 2026
  • “Tronditëse kur shikon një të ri që rrihet”, Dudushi: Protesta e ka kapur policinë të papërgatitur, edhe efektivët janë dhunuar   2026
  • Dita e pestë e protestës, rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë 2026
  • “Derdhuni në rrugë!”- Berisha bën sërish thirrje ndaj të rinjve: Skena horror, Policia ushtroi dhunë ndaj studentëve! 2026
  • “Paqe” mes protestuesve dhe policëve? Dudushi: Sot në orën 6 pasdite është paralajmëruar kulmi i protestës 2026
  • Peqin/ Sherri për pronën, tentoi të vriste fqinjin me kosore, arrestohet 62-vjeçari 2026
  • Dy anët e konsumit, shqiptarët dominojnë me makarona e oriz, turistët me ushqime të gatshme e alkool 2026
  • Sulmet ruse në Ukrainë/ Të paktën 8 të vrarë dhe 60 të plagosur 2026
  • Tmerr në azil/ 72-vjeçari sulmon me thikë të moshuarit e tjerë, një grua humb jetën dhe dy të tjerë plagosen rëndë 2026
  • Protestat e dhunshme, 63 nga të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Tiranës, dje vetëm njëri u mbajt në burg! 2026
  • Sot protesta më e madhe në të gjithë Francën, sindikatat dhe Jelekverdhët në mbështetje të studentëve, nisin përplasjet e para 2026
  • “Nuk është protestë e shqiptarëve”/ Idajet Beqiri: Po tentojnë një tjetër 1997 që mos të futemi në BE 2026
  • Teuta “likujdon” edhe Dinamon/ Durrsakët forcojnë pozitat në krye të tabelës së Superligës 2026
  • U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë 2026
  • Dita e katërt e protestës/ Nisi paqësore, vazhdoi me dhunë, e u mbyll me paqe 2026
  • A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat? 2026
  • Shokon protestuesi: Rama nuk largohet me paqe, do të ketë gjakderdhje 2026
  • “Rama i fiton sërish zgjedhjet me 45 ditë afat”, protestuesi: Na duhen 12 muaj qeveri teknike 2026
  • Ambasada e SHBA godet dhunën e protestuesve: Protestoni paqësisht dhe konform ligjit! 2026
  • EKSKLUZIVE/ Kaosi dhe dhuna në Tiranë, Ambasada e SHBA-së për Vizion Plus: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar 2026
  • Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, pas vetëm një jave në detyrë 2026
  • Gjermania dhe Franca bien dakord për reformimin e politikës automobilistike evropiane 2026
  • Sulmi me dron ndaj anijes në Detin e Zi, Rumania rifillon kërkimet për 7 marinarë të zhdukur 2026
  • Katër persona marrin ndihmën mjekësore te Trauma, mes tyre një efektiv policie dhe dy të mitur 2026
  • Dita e katërt e protestës, Policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotsjellës, i largon nga bulevardi te Kryeministria dhe nis shoqërimet! (FOTO) 2026
  • Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende 2026
  • Ish zv.kryeministri i Kosovës: Protesta është e drejtë demokratike, por jo dhuna 2026
  • Financial Times: Protestat nuk e lëkundin Ramën, as rrugën e Shqipërisë drejt BE-së! Opozita është po aq e pabesuar nga qytetarët 2026
  • Spiropali letër Edi Ramës: Dil përballë qytetarëve, mos u fshih pas shumicës! 2026
  • VIDEO / Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë 2026
  • Beqir Devolli u vra me tritol, zbardhet atentati në Gjirokastër, arrestohen dy persona, dy në kërkim! 2026
  • Sulmi me dron ndaj anijes në Detin e Zi, Rumania rifillon kërkimet për 7 marinarë të zhdukur 2026
  • Vau i Dejës/ Goditi me çekiç në kokë bashkëshorten, arrestohet autori i dyshuar 2026
  • Protesta, Meçe zbulon planin e Berishës: Synonte skenarin e “21 janarit”, ndaj policia u tërhoq ditën e dytë 2026
  • Përshkallëzohet situata në Jemen, rebelët Houthi godasin pallatin presidencial 2026
  • Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, gjykata merr vendimin për autorin, vëllai i Hekuranit: Për sa kohë marrë frymë, nuk ka ligj ta shpëtojë 2026
  • Ministrja Ibrahimaj zbret në terren dhe inspekton dëmet pas protestës: Shërbimi do të vijojë i pandërprerë 2026
  • SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka 2026

    {СВЪРЖЕТЕ СЕ С НАС}

    {От какво се интересувате?}





    • За Нас – агенция за разследваща журналистика ЮСТИЦИЯ – Бургас, България
    • Рекламирайте с ЮСТИЦИЯ
    • Прозрачно управление
    • Докладване на проблем
    • Условия за ползване
    • Защита на данните
    • Правила на форума
    • Политика за бисквитките
    • Екип
    • Помощ
    • Карта на сайта
    • Статистика
    • Реклама
    • Контакти
    • Етичен кодекс на българските медии
    • RSS емисия
    • Често задавани въпроси (FAQ)
    • Задайте въпрос във форума
    • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
    • العربية
    • Dansk
    • Deutsch
    • Ελληνικά
    • English
    • български
    • Čeština
    • Español
    • Français
    • עברית
    • Hrvatski
    • Magyar
    • Italiano
    • Lietuviškai
    • Latviešu valoda
    • македонски јазик
    • Norsk Bokmål
    • Nederlands
    • Polski
    • Português
    • Română
    • Русский
    • Slovenčina
    • Slovenščina
    • Српски језик
    • Svenska
    • Türkçe
    • Українська
    • 日本語
    • ไทย
    • فارسی
    • 中文 (中国)
    • Беларуская мова
    • Deutsch Austria
    • Deutsch Switzerland
    • shqiperia
    • English USA
    • Bosanski

    © 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

    No Result
    View All Result
    • Advertise with us
    • About Us
    • News 2025
    • World News
    • USA
    • Regional
      • Israel Today | News from Israel
      • Dubai Today | UAE Dubai News
      • Middle east Today | Arabic News
      • Germany Today | News from Germany and Austria
      • News in Russian | News from Russia
      • Netherlands Today | News from Belgium and Holland
      • Italy Today | Italian News
      • Spain Today | Spanish News
      • Germany Today | The News from Germany
      • Greece Today | The News from Greece and Cyprus
      • Poland Today | News from Poland
      • Czech Republic Today | News from Prague Brno
      • Hungary Today | News from Hungary
      • Slovenia Today | News from Slovenia
      • Romania Today | News from Romania
      • News from Bulgaria
      • Turkey Today | News from Turkey
    • Bulgaria
      • News from Bulgaria
      • The latest from Bulgaria
      • Politics in Bulgaria
      • The news from Burgas Bulgaria
      • Interview from Bulgaria
      • Bulgarian Court System
      • DISTRICT COURT – BURGAS and Burgas Prosecutor’s Office
      • Corruption in Bulgaria
      • Sport
      • The most important from Bulgaria
    • Analyses
    • Investigations
    • Scientific articles
    • Fitness
    • Videos
    • Women’s fashion
    • Men’s fashion
    • Questions
    • shqiperia
      • العربية
      • Dansk
      • Deutsch
      • Ελληνικά
      • English
      • български
      • Čeština
      • Español
      • Français
      • עברית
      • Hrvatski
      • Magyar
      • Italiano
      • Lietuviškai
      • Latviešu valoda
      • македонски јазик
      • Norsk Bokmål
      • Nederlands
      • Polski
      • Português
      • Română
      • Русский
      • Slovenčina
      • Slovenščina
      • Српски језик
      • Svenska
      • Türkçe
      • Українська
      • 日本語
      • ไทย
      • فارسی
      • 中文 (中国)
      • Беларуская мова
      • Deutsch Austria
      • Deutsch Switzerland
      • shqiperia
      • English USA
      • Bosanski
    • Contact us

    © 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.