
Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë në zonën e plazhit në Ksamil, duke rrezikuar pushuesit.
Ngjarja është konstatuar gjatë patrullimit të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në sektorin detar të Ksamilit.
Sipas policisë, efektivët kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë brenda perimetrit të përcaktuar të sigurisë, në një zonë ku ndodheshin pushues.
Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues është bllokuar, ndërsa drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative në vlerën 500 mijë lekë të rinj.
“Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me intensitet kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.
Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Bar Bistro”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh.
Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi P. S., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500 000 lekë të rinj.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve.
Kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me fokus të veçantë garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e çdo shkeljeje që rrezikon jetën dhe sigurinë në det”, njofton policia.
/vizionplus.tv
Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-08-10 20:24:15
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


