Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë, duke nisur nga ora 10:00, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që vjen vetëm një javë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të kësaj force politike.
Punimet pritet të nisin me miratimin e Komisionit që do të drejtojë Kuvendin, si dhe të Sekretariatit Teknik. Komisioni do të përbëhet nga Ivi Kaso në cilësinë e kryetarit, së bashku me Floriana Garon, Bardh Spahinë, Eliona Shkrelin dhe Nada Meçorpajn. Pas votimit të tyre nga delegatët, Kuvendi do të hapë zyrtarisht punimet.
Gjatë seancës, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, do të prezantojë paketën me tetë propozime për ndryshime statutore, të cilat do t’i nënshtrohen diskutimit dhe votimit. Ndër ndryshimet kryesore parashikohet riformatimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkish, duke i dhënë një rol paraprak një komisioni të posaçëm që do të filtrojë kandidaturat përpara se ato t’i paraqiten anëtarësisë.
Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me digjitalizimin dhe përditësimin periodik të regjistrit të anëtarëve të partisë, proces që synon adresimin e problematikave të evidentuara ndër vite në listat e anëtarësisë.
Në rendin e ditës është përfshirë edhe zgjedhja e 200 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Votimi për këtë strukturë do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve gjatë zhvillimit të fjalimeve, ndërsa emrat e kandidatëve ende nuk janë bërë publikë.
Pas përfundimit të këtij procesi, Këshilli Kombëtar do të ketë përgjegjësinë të shqyrtojë dhe votojë propozimet e kryetarit Sali Berisha për përbërjen e ekipit të ri drejtues të partisë.
Sipas informacioneve të bëra publike më herët, ndryshimet statutore nuk prekin dispozitën e njohur si “Neni Basha”, që lidhet me përgjegjësinë e drejtuesve pas humbjes së zgjedhjeve, ndërsa mekanizmi i Primareve mbetet pjesë e statutit, megjithëse me ndryshime në mënyrën e zbatimit.
Kuvendi Kombëtar mblidhet vetëm një javë pasi Sali Berisha u rikonfirmua në krye të Partisë Demokratike për një mandat të ri, në një proces ku ai ishte kandidati i vetëm dhe mori 37 mijë e 341 vota.
Pasditen e së premtes, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji në një takim që organizoi në Tiranë, e iroinizoi Kuvendin e sotëm duke e quajtur “Kuvendin e Uzurpimit”.
“Nëse Edi Rama, të nderuar miq, para 12-13 vitesh tha rilindje, ne nuk mund të pranojmë sot që në Partinë Demokratike të jenë kaq përtacë sa të thonë në Kuvendin e nesërm të uzurpimit ‘Ripërtëritje’. Njëri ‘rilindje’ e tjetri ‘ripërtëritje’! Njëri vjedh Shqipërinë, tjetri vjedh opozitën. Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha autokrat i opozitës!”, u shpreh Salianji, i cili bëri thirrje për një hapje të PD-së dhe një përballje të kryetarit Berisha me garën.
PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe Këshillin e ri 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-30 07:46:55
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


