
Kulla e Turanit, një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në juglindje të Shqipërisë, ka dalë tashmë nga lista e objekteve me rrezik të lartë shembjeje. Pas shqetësimeve të ngritura muaj më parë për gjendjen e amortizuar të saj, kanë nisur punimet për konsolidimin dhe restaurimin e këtij monumenti kulture.
Kulla prej vitesh paraqiste probleme serioze, veçanërisht në çati dhe në pjesën e qemerit, duke rrezikuar dëmtimin e mëtejshëm të saj.
“Punimet kanë hyrë në fazën e parë të ndërhyrjes, e cila pritet të zgjasë rreth katër muaj. Kjo fazë do të mundësojë nxjerrjen përfundimtare të monumentit nga rreziku i shembjes, ndërsa më pas do të vijojë faza e dytë, e fokusuar në restaurimin e elementëve arkitektonikë dhe rikthimin e vlerave autentike të kullës”, tha Amanda Cici, drejtore e Trashëgimisë Kulturore, Korçë.
Pas përfundimit të investimit, objekti do të hapet për vizitorët dhe turistët, duke u kthyer në një tjetër destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor në qarkun e Korçës. E ndërtuar në shekullin XIX, Kulla e Turanit është e vetmja kullë fushore e ruajtur në juglindje të vendit dhe konsiderohet një monument me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe kulturore.
Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monumenti i kulturës unik në juglindje, rrezikonte shkatërrimin 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-03 13:49:07
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


