• News
  • Investigations
  • Online Store IUSTITIA
  • Real Estate agency
  • Petar Nizamov
  • Fitness & Wellness coach
  • Food Delivery
  • Charcoal retail
  • Firewood Wholesale
  • Charcoal Wholesale
  • Web Development agency
петък, октомври 30, 2026
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.
Лого на сайт за разследваща журналистика и задълбочени публикации по теми от обществен интерес
  • Новини
  • Разследвания
  • Анализи
  • На фокус
  • Проекти
  • Съдебна Система
  • Наука
  • Политика в България
  • Икономика
  • Фитнес
  • Спорт
  • Култура
  • Развлечение
  • Търсачки
  • Предавания
    • Антидемагогия
  • Радио
    • Подкаст Юстиция
  • ЮСТИЦИЯ във ФейсБук
  • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
  • Прехода
  • Полезни съвети
  • Книги
  • Женска мода
  • Мъжка мода
  • Контакти
  • Езици
  • Рекламирайте при нас
No Result
View All Result
  • Новини
  • Разследвания
  • Анализи
  • На фокус
  • Проекти
  • Съдебна Система
  • Наука
  • Политика в България
  • Икономика
  • Фитнес
  • Спорт
  • Култура
  • Развлечение
  • Търсачки
  • Предавания
    • Антидемагогия
  • Радио
    • Подкаст Юстиция
  • ЮСТИЦИЯ във ФейсБук
  • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
  • Прехода
  • Полезни съвети
  • Книги
  • Женска мода
  • Мъжка мода
  • Контакти
  • Езици
  • Рекламирайте при нас
No Result
View All Result
Лого на медия за разследваща журналистика с публикации, анализи и документирани материали от обществен интерес
No Result
View All Result

Osmani mesazhin e fundit për qytetarët si presidente: Integriteti nuk negociohet! 2026

Hostinger by Hostinger
април 4, 2026
in Без категория
0
Faqe interneti e gazetarisë hetimore me hetime të thelluara, histori me interes publik, lajme dhe reportazhe të përzgjedhura gazetareske

Një përzgjedhje artikujsh hetimorë dhe publikimesh gazetareske. Imazhi thekson fokusin e faqes së internetit te gazetaria hetimore dhe temat me interes publik.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ju është drejtuar me një mesazh të fortë qytetarëve në mbyllje të mandatit të saj 5-vjeçar në krye të shtetit.

Në mesazhin e saj të gjatë Osmani falenderon qytetarët e Kosovës, ndërsa thekson se busulla e saj që në ditën e parë të marrjes së detyrës ka qenë “integriteti nuk negociohet, shteti nuk përkulet dhe besimi i qytetarëve nuk shpërdorohet.”

Më tej Osmani shpreht se ka pasur gjithnjë si udhërrëfyes vizionin e Ibrahim Rugovës.

Ajo thotë se Kosova është e pathyeshme sepse nuk dorëzohet kurrë. Osmani rendit arritjet e rëndësishme  të Kosovës brenda kufijve të saj, por edhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa falënderon edhe këdo që e ka mbështetur e ka besuar tek ajo përgjatë këtyre viteve.

Mesazhi i plotë:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

E nderuar mërgatë, forca që e mban Kosovën të lidhur me botën!

Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh Republikës. Nuk ka përgjegjësi më të madhe, por edhe më fisnike, sesa të mbash mbi supe besimin e qytetarëve të tu.

Falë përkushtimit tuaj ndaj vlerave demokratike dhe këmbëngulësisë për të krijuar institucione të qëndrueshme, unë e kam pasur këtë nder dhe përgjegjësinë madhore që të sigurohem se vullneti i juaj e zëri juaj do të përfaqësohen denjësisht.

Që nga dita e parë, e kam marrë këtë detyrë me një bindje të qartë: se integriteti nuk negociohet, se shteti nuk përkulet dhe se besimi i qytetarëve nuk shpërdorohet.

Kjo ka qenë busulla ime edhe kur rruga nuk ka qenë e lehtë e jashtëzakonisht sfiduese.

Mbështetja juaj ka qenë e qartë, e zëshme dhe e vazhdueshme.

E kam ndier në çdo lagje, në çdo fshat e qytet, në çdo takim, në çdo mesazh dhe në çdo mundësi që kam pasur t’ju takoj.

Që nga dita e parë, e kam marrë këtë detyrë me një bindje të qartë: se integriteti nuk negociohet, se shteti nuk përkulet dhe se besimi i qytetarëve nuk shpërdorohet.

Kjo ka qenë busulla ime edhe kur rruga nuk ka qenë e lehtë e jashtëzakonisht sfiduese.

Mbështetja juaj ka qenë e qartë, e zëshme dhe e vazhdueshme. E kam ndier në çdo lagje, në çdo fshat e qytet, në çdo takim, në çdo mesazh dhe në çdo mundësi që kam pasur t’ju takoj.

Për mua, thelbësore ka qenë dhe mbetet mbrojtja e interesit të shtetit dhe të qytetarëve tanë, ndërlidhja e historisë së mundimshme e sakrificës së popullit tonë me vizionin e atit themeltar të Republikës, Presidentit Rugova, nderimi i luftës sonë çlirimtare dhe mbrojtja e aleancave me aleatët tanë të sigurisë të cilët edhe 27 vite pas lufte, së bashku me institucionet tona ende e mbrojnë kufirin tonë me Serbinë. Mbrojtja e aleancës së lirisë me SHBA-të, me vendet evropiane dhe të gjitha vendet paqedashëse gjithandej globit ka qenë dhe mbetet themeli i qëndrueshëm për mbrojtjen e paqes. Unë nuk lëviz nga ky vizion, sepse ky është vizioni i shtetit tonë, ky është vizioni i qytetarëve të vendit tim.

Të dashur qytetarë,

Orientimi im si përfaqësuese e juaja ka qenë dhe mbetet i qartë, ai i Presidentit Rugova: një Kosovë e lirë, e pavarur, demokratike, e integruar në strukturat euroatlantike dhe në aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky nuk ka qenë vetëm vizion; ka qenë udhërrëfyesi im i përditshëm. Dhe Kosova e këtyre pesë vjetëve është udhëhequr çdo ditë nga ky orientim i qartë strategjik.

Me përulje të thellë, sikurse çdoherë, edhe sot nderoj heronjtë, martirët e lirisë, dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; të gjithë ata që u zhdukën me dhunë nga forcat gjenocidale serbe; të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës e të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë vend, sepse liria jonë mban emrin e tyre dhe Republika jonë qëndron mbi sakrificën e tyre.

Këto kanë qenë përhershmëri e veprimeve të mia dhe busulla orientuese e çdo pune, në secilën ditë të angazhimit tim për Republikën tonë të dashur, duke u mbetur përherë besnike parimeve të shtetit tonë, tash në ditën e fundit të mandatit, sikur edhe në ditën e parë të tij.

Sepse një Kosovë që hap dyer jashtë, është më e fortë brenda.

Sepse një Kosovë që dëgjohet në botë, është gjithnjë më e sigurt në shtëpi.

Në çdo takim, në çdo vizitë, në çdo bisedë me liderë botërorë, kam pasur një mesazh të vetëm: Kosova është republikë sovrane, demokratike, me kufij të paprekshëm dhe e vendosur të kontribuojë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare, si në rajonin tonë, ashtu edhe përtej, dhe një shtet i destinuar për të ardhmen euroatlantike.

Kjo punë nuk është ndalur në asnjë moment. Jam thellësisht krenare që këtë institucion po e lëmë më të respektuar në botë, me dyer të hapura dhe me aleanca të forcuara.

Duke i sjellë Kosovës njohje të reja; duke arritur liberalizimin e vizave me BE-në e me shumë shtete të tjera; duke bërë hapa konkretë drejt integrimit të vendit në BE dhe në Këshillin e Evropës; e po ashtu hapa konkret drejt të ardhmes në NATO, duke siguruar garanci të fuqishme për paprekshmërinë e kufijve tanë; duke ndërtuar partneritete për fuqizimin e ushtrisë sonë; duke e bërë Kosovën pjesë të platformave ku nuk ka pasur qasje më herët, si me pjesëmarrjen historike në Samitin e NATO-s, duke e bërë anëtare themeluese në Bordin e Paqes; duke e kthyer Kosovën në qendër të axhendave globale: nga Axhenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. deri te mbrojtja e fëmijëve në botën dixhitale. Duke i përparuar ndjeshëm raportet me vendet e tjera, deri dje hezituese për të krijuar raporte me vendin tonë; duke hapur perspektiva të reja marrëdhëniesh politike me shumë vende të tjera gjithandej rruzullit tokësor, në këto 5 vjet kemi dëshmuar se edhe një shtet i vogël mund të ketë zë të madh.

Sepse ky ishte vizioni ynë që në ditën e parë kur u betova në Kuvend por mbi të gjitha kur u betova para jush: që Kosova të mos jetë vetëm pjesë e tavolinave ndërkombëtare, por edhe kontribuuese aktive në to.

Të dashur qytetarë,

Si Komandante Supreme e FSK-së, kam parë nga afër forcën e vërtetë të këtij vendi: njerëzit tanë në uniformë. Gra dhe burra që nuk kërkojnë duartrokitje, por mbajnë mbi supe sigurinë tonë.

Por e ardhmja kërkon më shumë se arritje. Kërkon edhe vigjilencë.

Jetojmë në një kohë ku e vërteta sfidohet çdo ditë. Ku propaganda vishet si opinion. Ku shpifja e manipulimi tenton të zëvendësojë faktin.

Prandaj ju lus: mos e humbni busullën tuaj. Sepse vetëm kur e vërteta njihet dhe mbrohet, manipulimi humbet fuqinë dhe busulla morale mbetet e palëkundur.

Në javët e fundit, duke ju takuar anembanë Kosovës, kam parë diçka që nuk mund të fabrikohet: besimin që nuk shuhet lehtë. Por kam parë edhe pritjen e kërkesën tuaj, për më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, të ardhme më të qartë e bashkim rreth vlerave.

Dhe kjo pritje është e drejtë. Sepse Kosova mund të jetë vend i vogël, por është vend me kujtesë të madhe, dhe meriton të ardhme edhe më të ndritshme.

Ndonjëherë, në politikë, pikërisht besnikëria ndaj parimeve, konsistenca ndaj vlerave të popullit tënd, vizioni për të mbrojtur shtetin e për të qëndruar fort përkrah aleatëve të djeshëm e të sotëm, e mbi të gjitha besnikëria ndaj Kosovës, shndërrohet në pengesë për disa.

Në këtë rrugëtim, kam mësuar edhe një të vërtetë tjetër: se ndonjëherë, sfidat më të mëdha nuk vijnë nga jashtë.

Vijnë atëherë kur qëndrueshmëria ndaj parimeve fillon të shihet si pengesë e jo si vlerë si dhe kur besnikëria ndaj shtetit nuk përputhet me interesat ditore.

Dhe pikërisht në ato momente, një udhëheqës duhet të zgjedhë: komoditetin apo integritetin.

Unë besoj fort që kam zgjedhur integritetin.

Sepse për mua, Republika nuk është instrument. Është amanet. Është amanet.

Të dashur qytetarë,

Në çdo takim me ju këto ditë në sytë tuaj pashë mirënjohje, por edhe pritje që Kosova të arrijë akoma më shumë, më mirë, e më shpejt.

Kjo është Kosova jonë.

Një vend i vogël në hartë, por i madh në shpirt. Një popull që ka mësuar të qëndrojë, të ngrihet dhe të ecë përpara, gjithmonë duke bërë më shumë se sa që pritet prej tij.

Për të gjithë ata që kam takuar: faleminderit nga zemra! Për ata që nuk kam arritur t’i takoj: rrugët tona do të kryqëzohen, dhe do të jemi bashkë, krah për krah, në sfidat dhe synimet që na presin.

Gjatë këtyre 5 viteve, kemi qëndruar pranë grave, të rinjve, fëmijëve, mërgatës, sportistëve, personave me nevoja të veçanta, komuniteteve jo-shumicë e qytetarëve tanë gjithandej vendit, sepse një Republikë e fortë ndërtohet vetëm kur secili qytetar ndihet i përfshirë, i dëgjuar dhe i përfaqësuar.

Nuk ka thirrje më të madhe se sa t’i shërbesh një kauze më të madhe se vetvetja.

Të jesh Presidente e Republikës së Kosovës do të thotë të jesh mbrojtëse e pakompromis e së kaluarës sonë të lavdishme, luftëtare e përditshme për të tashmen dhe garantuese e vendosur për një të ardhme më të mirë.

Sot përulem para çdo qytetari që na ka besuar. Sepse besimi është valuta më e shtrenjtë e demokracisë, dhe më e lehta për t’u humbur kur e vërteta zëvendësohet me shpifje. Prandaj ju ftoj që së bashku ta mbrojmë të vërtetën.

Ne mund të përballemi me sfida. Mund të përballemi me padrejtësi. Por kurrë, kurrë, nuk do të përballemi me mungesë guximi. Këtë ua premtoj. Sepse ky popull ka zgjedhur gjithmonë të qëndrojë drejt.

Dhe nëse ka një gjë që kam mësuar nga ju, është kjo: që Kosova nuk është e fortë vetëm kur fiton, por është e pathyeshme sepse nuk dorëzohet kurrë.

Të dashur qytetarë,

Republika jonë do të vazhdojë të forcohet:

për vajzat që po rriten me ëndrra të mëdha,

për djemtë që besojnë në këtë vend,

për nënat e baballarët që sakrifikojnë çdo ditë,

për gjyshërit që e mbajtën gjallë shpresën,

Sepse kjo Republikë është më e madhe se çdo mandat, se çdo individ, dhe më e fortë se çdo moment politik.

Kosova do të ecë përpara. Së bashku do të ecim përpara.

Unë do të vazhdoj të jem me ju, për ju dhe për shtetin që të gjithë së bashku e kemi ndërtuar dhe që do ta mbrojmë përgjithmonë. Do të vazhdoj të jem në anën e Republikës së Kosovës.

Natyrisht që angazhimi politik nënkupton që çmimin e qëndrimeve tona shpeshherë e paguajnë familjet tona. Prandaj dua t’i falënderoj nga zemra dy vajzat e mia dhe bashkëshortin tim si dhe gjithë familjen time që më qëndruan afër në çdo hap, pavarësisht se sa i vështirë bëhej ky rrugëtim. Familja është themeli më i fortë i kësaj shoqërie, dhe vetëm duke ruajtur vlerat familjare që kanë qenë fuqia jonë përherë, ne do të mund ta forcojmë shtetin tonë.

Një falënderim të veçantë dua t’ia shpreh kabinetit tim dhe bashkëpunëtorëve të mi këtu në Presidencë të cilët kanë bërë një punë të palodhshme e të jashtëzakonshme përgjatë këtyre viteve. Falënderoj edhe administratën dhe partnerët e shumtë, që me përkushtim, shpesh larg syrit të publikut, kanë mbajtur peshën e këtij misioni së bashku me ne. Falënderoj institucionet tona, miqtë e Kosovës me të cilët bashkëpunuam për ta bërë Kosovën më të fortë, më të dëgjuar e më të respektuar.

Të dashur qytetarë,

Falënderimi më i thellë gjithnjë ju takon juve.

Faleminderit për besimin.

Faleminderit për mbështetjen.

Faleminderit për dashurinë.

Faleminderit për nderin më të madhe jetësor që më dhatë: t’i shërbej Republikës sonë!

Kosova është dhe do të mbetet e pavarur e sovrane, e paprekshme në kufijtë e saj, e hapur për partneritete e aleanca të vlerave, e pandalshme drejt BE-së dhe NATO-s, dhe përjetësisht krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uroj që secili President apo Presidente në të ardhmen ta ruaj dhe vazhdojë këtë trashëgimi dhe këtë rrugëtim.

Këtë institucion e ndërtoi Presidenti Rugova si institucion të fortë, me integritet e me aleatë. Dhe të tillë, po e lë pas.

Sot largohem nga kjo detyrë, por assesi, assesi, nga përkushtimi për atdheun tonë të dashur.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Ju faleminderit!”.

Osmani mesazhin e fundit për qytetarët si presidente: Integriteti nuk negociohet! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-04 19:18:58

Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

Previous Post

Polizei-Einsatz: Unfall mit schwerverletztem Motorradfahrer 2026

Next Post

בעקבות המלחמה: מענק של 2000 שקל ישר לחשבון 2026

Next Post
אתר עיתונות חוקרת הכולל תחקירים מעמיקים, כתבות בנושאי עניין ציבורי, חדשות ודיווחים עיתונאיים נבחרים

בעקבות המלחמה: מענק של 2000 שקל ישר לחשבון 2026

Вашият коментар Отказ

Вашият имейл адрес няма да бъде публикуван. Задължителните полета са отбелязани с *

Search / Търси в сайта

No Result
View All Result
гугъл новини, гоогле новини, гугъл нюз, гъгъл нюз, google news, news google, google.bg, news.google.bg, Юстиция, новини, последното, най-важното, видео, телевизия, радио, Новини, петър низамов

Последни публикации

  • رئيس مجلس أمناء متاحف قطر تفتتح معرض "قوارب تلوح من الأفق البعيد: إرث الخزف الصيني عبر البحار" 2026
  • U Izraelu se sutra posle mnogo godina održavaju ključni izbori: Evo šta je ulog i šta morate da znate 2026
  • Πέθανε ο εμβληματικός ηθοποιός του Σταρ Τρεκ Γουόλτερ Κένινγκ 2026
  • Rönesans Rezidans davasında duruşma ertelendi 2026
  • Utku Çakırözer, gazeteci İsmail Arı’yı cezaevinde ziyaret etti: ‘İsmail yerde yatıyor’ 2026
  • “Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin! 2026
  • Ανοδική πορεία για Τσιτσιπά και Σάκκαρη – Νέο ρεκόρ για τον Σακελλαρίδη 2026
  • Sokol Kushta, emri shqiptar në historinë e “Topit të Artë” 2026
  • Города Украины готовятся к круговой обороне: Зеленский подписал указ 2026
  • وزير التجارة والصناعة يفتتح النسخة السابعة من معرض "ابنِ بيتك 2026" 2026
  • Schulprotest: Frankreichs Regierung geht auf Forderungen ein 2026
  • „Rendkívül kínos és politikailag elfogadhatatlan” – Trumpnak kampányolt az Audi-vezér, össztűz alá került Németországban 2026
  • Colau pide por carta a Feijóo, Sánchez y Abascal que se comprometan a no usar la IA de manera „vejatoria“ en campaña 2026
  • DNEVNIK POČEO ISPRIKOM Javni servis godinama nije ispunjavao funkciju. Prešućivalo se, zatvarale su se oči, informiralo se jednostrano 2026
  • Osman Korkut Kanadoğlu’na baro genel kurulundaki konuşması nedeniyle soruşturma 2026
  • Klarna: Clareza nas finanças pessoais traz mais bem-estar do que o nível de rendimento 2026
  • Microsoft’tan 60 bin çalışana tazminat teklifi 2026
  • Wolff, Marko’nun Russell yorumuna karşı çıktı 2026
  • Армия РФ продвинулась на юге и востоке Украины — DeepState 2026
  • Több mint 2 millióan látták már: különleges immerzív fényshow költözik a Bakáts téri templomba 2026
  • V Citypark ta četrtek prihajajo nastopajoči iz oddaje America’s Got Talent 2026
  • Pester počitniški teden v ALEJI: dirkaški spektakel, Gozd strahov in dogajanje v Planetu Lollipop 2026
  • انطلاق أعمال الاجتماع الثامن للمديرين العامين للطيران المدني في الشرق الأوسط 2026
  • Pizza Fan: Ποιος «σφύριξε» τον φορολογικό έλεγχο; Στο μικροσκόπιο υπάλληλοι της ΑΑΔΕ 2026
  • Mekke İttifakı’nın İran görüşmesinden tek cümlelik sonuç bildirisi: ‘Görüşmelere devam’ kararı 2026
  • El desfile de Halloween Arts in the Dark regresa con 100,000 asistentes 2026
  • Новооткрит императорски надпис свидетелства за престижа на Акве калиде в древността 2026
  • Kako se koža menja nakon menopauze? 5 stvari koje treba da znate 2026
  • Galp caiu mais de 10% e arrastou PSI para terreno negativo em contraciclo com Europa 2026
  • ASELSAN’ın yeni nesil güdüm kiti F-16’dan başarıyla ateşlendi 2026
  • JESEN U METKOVIĆU Berba mandarina jedan od najvećih aduta u posezoni doline Neretve 2026
  • Može li život bez dece biti potpun? Odgovor ruši jedno od najdubljih društvenih uverenja 2026
  • Újjáépíti Hitler leégett Sasfészkét, amit a hétvégén gyújtottak fel 2026
  • Új közéleti klub indul Vácon – Szűcs Gábor lesz a Váci Patrióta Klub első vendége 2026
  • ЕК договори споразумение с TEMU 2026
  • Avusturya’daki Mason Localarının Kuralları Gündemde 2026
  • Rückruf-Ticker: Vor diesen Lebensmitteln und Produkten wird aktuell gewarnt 2026
  • Antradienio „Gimtasis Rokiškis“ 2026
  • Чоловіку, який під час конфлікту у Києві застрелив хлопця, оголосили підозру 2026
  • Bogdan Chmielewski: PSFCU ma także misję społeczną 2026
  • CHP’nin cumhurbaşkanı adayı kim olacak? Gürsel Tekin’den dikkat çeken açıklama 2026
  • Szentendre’s Japanese Garden Reopens After Major Renovation 2026
  • “Havia o receio de poder escapar ao controle nacional a única refinaria que temos”, diz Governo 2026
  • Nem Orbán az első magyar politikus, akit hírbe hoznak az ENSZ-főtitkársággal 2026
  • Gereken son onay da geldi: Mısır Meclisi’nden Sisi’ye Suudi Arabistan’a asker gönderme yetkisi 2026
  • Περί αρχείου 2026
  • Где в Европе самые дорогие и самые дешевые продукты: место Украины в рейтинге 2026
  • Бургас събира 63 творци от България и Турция в международна изложба в галерия Богориди 2026
  • Бургас се сбогува с изтъкнатия музикален педагог Бисерка Граматикова 2026
  • Кремљ го поддржува Вучиќ и покрај изборниот пораз, студентската победа ја загрижува Москва 2026
  • КЗП предупреждава: Вълна от фалшиви оферти и измами при онлайн пазаруването 2026
  • Od jutri nižje cene bencina ter višje cene dizla in kurilnega olja 2026
  • TEŠKA NESREĆA Potonula naftna platforma, jedna osoba poginula, među nestalima i Hrvat 2026
  • Yeşilay’dan yeni rapor! Bağımlılığın görünmeyen yüzünü ele aldılar 2026
  • Зеленски: Украина е подготвена да ја прошири соработката со Србија 2026
  • TREĆI RIZLINGFEST U novom prostoru na vinskom festivalu predstavit će se tridesetak vinarija 2026
  • BM Komisyonu: Gazze’de soykırım sürüyor 2026
  • Полицијата уапси 15-годишник за пукањето во близина на стадионот во Флорида во кое беа повредени 12 лица 2026
  • Ebola-Patientin von Nigeria in die Schweiz evakuiert 2026
  • Wall Street abre no verde em semana de decisões na Fed 2026
  •  رئيس مجلس أمناء متاحف قطر تعلن تأسيس مجلس قطر للأزياء والحرف 2026
  • Ενδιάμεσες εκλογές ΗΠΑ: Τα «σύννεφα» στις Ρεπουμπλικανικές πολιτείες, το ελληνικό ενδιαφέρον και το «all in» των Δημοκρατικών 2026
  • Srbija: Rekordna udeležba, poraz Vučića in “študentska” zmaga z nejasnim vodstvom 2026
  • Dos magistrados, contra el portazo del Constitucional al voto de la ley de nietos: „Un caso clave para nuestra historia“ 2026
  • Dabartinis Klaipėdos rajono vadovas B. Markauskas kandidatuos į mero postą 2026
  • Ukrajna egy héttel hamarabb ültetné tárgyalóasztalhoz az oroszokat Abu-Dzabiban 2026
  • Feijóo y Abascal pactan en el Senado que Vox se retire en seis provincias y el PP en tres 2026
  • Po podaljšanju glasovanja sporna zmaga socialista Lule, Janša: “Povsod isti volilni triki in manipulacije komijev.” 2026
  • Nematomas pavojus nosiaryklėje: kaip vienas skiepas gali išgelbėti nuo komplikacijų 2026
  • New transit agency’s power could change neighborhoods 2026
  • Росіяни вдарили по Ясногірці: загинула людина, серед поранених – підлітка 2026
  • Nisu krokodilske suze vec krokodilski efekat. Najobičniju kombinaciju podiže za sekund – hit jeseni 2026. 2026
  • Nida Seramik’te 150’ye yakın işçi aylardır maaşsız: Fabrika durdu, muhatap ortada yok 2026
  • Hungarian Charity Launches Fundraiser for Christian Victims of Jordanian Terror Attack 2026
  • Какие повреждения после ударов ВСУ получили российские заводы „Энергия“, „Тольяттикаучук“ и „Протон-Электротекс“ 2026
  • Η Masdar διευρύνει το χαρτοφυλάκιό της στην Ελλάδα με μεγάλη εξαγορά φωτοβολταϊκού έργου 2026
  • Skoraj 150 tujcev prijetih zaradi nezakonitega prestopa meje 2026
  • Išgelbėti gyvybę žmogui galime išmokti kiekvienas 2026
  • Komandai pergalė, žiūrovams – finalo ketvertas 2026
  • Студентите пријавуваат неправилности на испити, лоши услови во домовите и доцнење на стипендиите 2026
  • Zelensky: I bëra tre propozime Trumpit për të ndaluar sulmet ndaj rafinerive ruse, ai nuk iu përgjigj asnjërës prej tyre 2026
  • Brasil resiste a la ola ultra: qué significa la victoria de Lula para su país y más allá 2026
  • «Питер Граймс» Бриттена в Израильской опере: человек против города 2026
  • The Latest: Blanche says Trump isn’t trying to meddle with Alaska election by suing over Senate race 2026
  • Öğrenciler kazandı, Vučić’in partisi muhalefete düştü 2026
  • AEP leva à Alemanha 15 empresas ligadas à indústria automóvel 2026
  • LJUDI, UTJEŠITE JU Jelena Karleuša u suzama: Doživjela slom zbog Vučića pa napala Hrvata! 2026
  • Hungarians Embrace AI for Financial Advice but Still Prefer Human Guidance 2026
  • Da li je Dara Bubamara potvrdila da NE VOLI “kad miriše ruzmarin”? Na mrežama kruži izjava, direktna je! 2026
  • Çin’in planındaki Türkiye detayı! Krize karşı önlem alıyorlar 2026
  • Украинский вратарь Лунин установил рекорд Эль-Класико и получил похвалу от Моуринью 2026
  • Spieler des Tages in Lünen: Vierer-, Dreier- und Doppelpacker 2026
  • Pizza Fan και «Χωριάτικο»: Δεσμεύτηκαν περιουσίες και τραπεζικοί λογαριασμοί – Τι ισχύει για τους εργαζόμενους 2026
  • Orbán 2018-ban: A bürokraták, néhány, otthon megbukott és aztán így az ENSZ-be ejtőernyőzött politikus szeretné folytatni a politikai pályáját 2026
  • Voto por correo para las elecciones 2026: cómo solicitarlo, requisitos, fechas y plazos 2026
  • Livestream execution plans may pushed more Americans to rethink death penalty 2026
  • Η μεγάλη ώρα έφτασε: Κέιν, Εμπαπέ και Γιαμάλ διεκδικούν τη «Χρυσή Μπάλα» 2026
  • Lula’nın ikinci turda geri dönüşü: Brezilya’da emekçileri ne bekliyor, sorunlar nasıl çözülecek? 2026
  • Music fans rally to support Dean Schlabowske of Waco Brothers after leukemia diagnosis 2026
  • Dear Abby: Mom isn’t keen on walk down memory lane with son 2026

[contact-form-7 id=“45ced39″ title=“Contact form 1″]

  • За Нас – агенция за разследваща журналистика ЮСТИЦИЯ – Бургас, България
  • Рекламирайте с ЮСТИЦИЯ
  • Прозрачно управление
  • Докладване на проблем
  • Условия за ползване
  • Защита на данните
  • Правила на форума
  • Политика за бисквитките
  • Екип
  • Помощ
  • Карта на сайта
  • Статистика
  • Реклама
  • Контакти
  • Етичен кодекс на българските медии
  • RSS емисия
  • Често задавани въпроси (FAQ)
  • Задайте въпрос във форума
  • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
  • Езици

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Новини
  • Разследвания
  • Анализи
  • На фокус
  • Проекти
  • Съдебна Система
  • Наука
  • Политика в България
  • Икономика
  • Фитнес
  • Спорт
  • Култура
  • Развлечение
  • Търсачки
  • Предавания
    • Антидемагогия
  • Радио
    • Подкаст Юстиция
  • ЮСТИЦИЯ във ФейсБук
  • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
  • Прехода
  • Полезни съвети
  • Книги
  • Женска мода
  • Мъжка мода
  • Контакти
  • Езици
  • Рекламирайте при нас

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.